Haliti priti në takim lamtumirës ushtarët e KFOR-it

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim lamtumirës pjesëtaret e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT K20) në Viti, në krye me togerin të deritanishëm Kirby.
I pari i komunës i falënderoj ata dhe gjithë ushtarët e KFOR-it për kontributin që kanë dhënë duke ju ndarë atij një mirënjohje.
Në këtë takim u prezantua edhe ekipi i ri që do të udhëheqë, togeri Miller.
Ndërkaq një mirënjohje pjesëtarët KFOR-it patën edhe për kryetarin Haliti.
Gjatë këtij takimi Haliti e pos që falënderoj ekipin e deritanishëm për bashkëpunimin e mirë dhe shërbimin e tyre ndaj qytetarëve vitias dhe Kosovës i njoftoj edhe ekipin e ri për zhvillimit e gjithmbarshëm të komunës së Vitisë, përfshirë edhe projekte dhe bashkëpunimit me komunat por edhe ato ndërkombëtare.
Ndërkaq Togeri Kirby, falënderoj kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se atij do t’i mungojë Vitia.
Përndryshe, Haliti tha se uniforma amerikane është e shenjtë për të dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me ekipin e ri./rajonipress/