ARKATANA

Haliti priti në takim homologun e tij nga Kllokoti, biseduan për projektet në interes të qytetarëve të dy komunave

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim z. Vladan Bogdanoviq, kryetari i komunës së Kllokotit.

Me këtë rast dy kryetarët kanë bashkëbiseduar për projektet e përbashkëta në interes të banorëve të Vitisë dhe Kllokotit.

Bëhet me dije se konkretisht është biseduar për disa projekte në fushën e infrastrukturës rrugore dhe qarkullimit të lirë dhe më të shpejt të banorëve, por edhe për pastrimin dhe hapjen e përroskave që kalojnë nëpër dy komunat.

Mobi Casa

Haliti dhe kryetari Bogdanoviq u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërkomunal në kuadër të vendimit të marrë në Kuvendin Komunal të Vitisë si dhe të konkurrojnë bashkërisht në disa projekte.

Në këtë takim u bë me dije se ata do të hartojnë edhe memorandume bashkëpunimi në fushat e ndryshme me qëllimin më të mirë që të shërbejnë banorëve të dy komunave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.