Fundamenti

Haliti priti ekipin e ri ndërlidhës të KFOR-it Amerikan në Viti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në një takim ekipin e ri ndërlidhës të KFOR-it Amerikan që do të veprojë në këtë komunë.

Në këtë takim, togeri i mëparshëm i ekipit ndërlidhës e njoftoi Halitin me përbërjen e re të ekipit, i cili do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet komunale dhe komunitetin në Viti.

Nga ana e tij, Haliti e informoi ekipin e ri për të arriturat, projektet dhe sfidat aktuale në komunën e Vitisë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mirë me KFOR-in në funksion të sigurisë dhe stabilitetit.

FITORJA

Me rastin e përfundimit të mandatit të ekipit të mëparshëm, Haliti i ndau një mirënjohje udhëheqësit të deritanishëm të ekipit si shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë shërbimit në komunën e Vitisë.

Haliti vlerësoi rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe mbështetjen që ofrohet për komunitetet lokale, duke theksuar gatishmërinë e institucionit që ai drejton për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in edhe në të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.