ARKATANA

Haliti premton se arsimi do të mbetet prioritet edhe në vitin 2018

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Sokol Haliti ka thënë se në vitin 2017, Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj ka realizuar shumë projekte, por se edhe në vitin 2018 ata do t`i japin përparësi, krijimit të kushteve sa më të mira në arsimim.

Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2017/2018, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e këtij gjysëmvjetori të dytë.

“Të nderuar nxënës dhe arsimtarë të komunës së Vitisë, ju uroj fillimin e mbarë të gjysëmvjetorit të dytë. Qeveria Komunale e Vitisë, mbetet e përkushtuar që edhe në këtë vit të realizoj projekte të shumta në fushën e arsimit me qëllim që të ju krijoj kushte sa më të mira nxënësve dhe mësimdhënësve për të dhënë dhe për të marrë dije. Vetëm përmes dijes ne mund të arrijmë qëllimet tona të mira për vendin. Prandaj kërkoj nga ju që të jepni përkushtimin e plotë në nxënien e dijes me qëllim që të arrijmë synimet tona”, u shpreh Haliti.

FIDANISHTJA

Ai ndër tjerash shtoj se në vitin 2017, Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj ka realizuar shumë projekte, por se edhe në vitin 2018 ata do t`i japin përparësi, krijimit të kushteve sa më të mira në arsimim.

Kurse kryetari Haliti bëri me dije se ai është njoftuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti se procesi mësimor ka filluar sot në të gjitha shkollat e kësaj komune duke ju uruar të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysëmvjetorit të dytë shkollor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.