Haliti falënderon mërgimtarët: Ata po japin kontribut për vendin
Viti – Ishte një kënaqësi e veçantë për mua që së bashku me Marigonën, Vjollcën dhe Ramadushin të presim mërgimtarët në takim. Vitia ka nevojë për mbështetje të fortë dhe angazhim të gjithanshëm, dhe ju, mërgimtarët tanë, keni një rol kyç në këtë proces ka shkruar Sokol Haliti.
Postimi i plotë:
Ne, si LDK, e dimë sa shumë kontribut kanë dhënë dhe vazhdojnë me dhënë për vendin tonë, duke punuar dhe investuar në sektorë të caktuara.
Vitia ka nevojë për mbështetje të fortë dhe angazhim të gjithanshëm, dhe ju, mërgimtarët tanë, keni një rol kyç në këtë proces.
Faleminderit për çdo kontribut që keni dhënë dhe për atë që do të vazhdoni të jepni. Bashkë, mund të realizojmë ndryshime të mëdha për të mirën e Vitisë dhe Kosovës!