GRANDEMALL

Haliti po qëndron për vizitë në shtetin e Francës për të diskutuar bashkëpunimin me qytetin Saint Julien-en-Genevois

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Me ftesë të kryetares së Komunës së Saint-Julien-en-Genevois,znj. Véronique Lecauchois kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po zhvillon një vizitë zyrtare në këtë qytet francez, ku është pritur me nderime të veçanta nga autoritetet lokale.

Gjatë qëndrimit të tij, Haliti ka mbajtur një fjalë rasti në Asamblenë e Komunës dhe ka marrë pjesë në një pritje zyrtare të organizuar në nder të tij dhe delegacionit që e shoqëron.

Në delegacionin nga Vitia po marrin pjesë edhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, si dhe Milihate Ajeti, drejtoreshë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim.

Gjatë vizitës, delegacioni ka zhvilluar takime me përfaqësues të qytetit nikoqir, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si zhvillimi ekonomik lokal, arsimi, kultura dhe shkëmbimet rinore.

Mobi Casa

Në fokus të veçantë ka qenë edhe ideja e binjakëzimit mes Komunës së Vitisë dhe Saint-Julien-en-Genevois, si një hap i rëndësishëm për forcimin dhe zyrtarizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes qytetarëve të të dy komunave.

Haliti u shpreh se kjo vizitë është një mundësi e mirë për të avancuar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar ura të reja në shërbim të qytetarëve.

Ai gjithashtu ka vizituar institucione lokale dhe ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme që pasqyrojnë vullnetin e përbashkët për bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.