Fundamenti

Haliti po merr pjesë në një vizitë studimore në Slloveni

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, po merr pjesë në një vizitë studimore që ka për qëllim bashkëpunimin ndër-komunal (BNK) për menaxhimin e integruar të mbeturinave, që po realizohet në Lubjanë të Sllovenisë.

Kjo vizitë studimore, që është organizuar nga GIZ-i gjerman, ka për qëllim përfitimin e përvojave më të përafërta dhe të zbatueshme për Kosovën, me fokus të veçantë në: shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e bashkëpunimit ndër komunal ndërmjet komunave sllovene në proceset e përbashkëta të vendimmarrjes dhe tejkalimin e sfidave.

GRANDEMALL

Gjithashtu, fokus i këtyre përvojave është edhe ndërmarrja e hapave drejt BNK-së dhe strukturën institucionale, administrative dhe financiare të BNK-së, si dhe njohjen për së afërmi se si funksionon në terren bashkëpunimi/sistemi i menaxhimit të integruar ndër komunal të mbeturinave.

Vizita studimore me kryetarët e komunave të rajoneve të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt dhe Mitrovicës, parasheh takime me institucionet përkatëse në nivelin qendror dhe lokal në Slloveni, si dhe vizita në terren, konkretisht në objektet përkatëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.