Hidromorava

Policia dhe Zjarrfikësit të përkushtuar maksimalisht për parandalimin e zjarreve fushoro – malore

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Policia dhe Zjarrfikësit të përkushtuar maksimalisht për parandalimin e zjarreve fushoro malore. Të hënën u takuam me Komandantin e Stacionit policor në Viti z. Afrim Halili dhe me Koordinatorin për sektore dhe Komunitet në Stacionin Policor në Viti, Rreshter-Ramadan Abdyli, si dhe Inspektorin e Parandalimit të Zjarrit në Viti – z. Izer Salihu.

Në ketë takim sipas Hetem Jakupit është biseduar :
1.Rreth bashkëpunimit në mes dy institucioneve shumë të rëndësishme për parandalim e zjarreve, për përballimin e situatave te zjarreve fushore, malore gjatë sezonit veror, 2024,
2.Forcimin e masave parandaluese dhe përballimin e situatave të pritshme të mundshme të zjarreve dhe rasteve te tjera,
3.Parandalimin e zjarreve( Vetëdijesimin e qytetarëve),
4.Evidentimin e zjarreve, identifikimin e pronarëve ku ndodhin zjarret, Raportimin dhe kallëzimi penal për shkaktuesit e zjarreve etj.

Uji Dea

Nga ne të pranishmit të gjithë u zotuam se do të bashkëpunojmë dhe do të angazhohemi maksimalisht në parandalimin e zjarreve fushoro, malore./rajonipress/