Fundamenti

Haliti: Përmes Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2025, synojmë të krijojmë institucione të forta dhe shërbyese, infrastrukturë jetësore dhe mirëqenie qytetare për të gjithë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2025, ne synojmë të krijojmë institucione të forta dhe shërbyese për mirëqenien e qytetarëve tanë ka thënë Sokol Haliti.

Organizuar nga Komuna e Vitisë, sot është mbajtur një punëtori e përbashkët në mes të përfaqësuesve komunal nga sektorët e ndryshëm dhe të bizneseve vitiase, lidhur me finalizimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Vitisë për vitin 2022-2025.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili është edhe iniciues për hartimin e kësaj strategjie. Ai ka folur për rëndësinë e hartimit të kësaj strategjie. “Krahas dokumenteve të tjera të rëndësishme që i kemi hartuar dhe po hartojmë, pas Planit Zhvillimor Komunal, tani po hartojmë edhe Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Vitisë për vitin 2022-2025, i cili ka për synim zhvillimin e komunës sonë për katër vitet e ardhshme, në proceset e rëndësishme të zhvillimit dhe forcimit ekonomik, nëpërmjet përformancës administrative, ngritjes së urave të bashkëpunimit Institucional të nivelit horizontal dhe vertikal, me Qeverinë e Kosovës, bashkëpunimin me partnerët evropian, fondet e BE-së, OJQ-të ndërkombëtare dhe vendore, shoqërinë civile , mërgatën dhe komunitetin”, u shpreh Haliti.

Ai gjithashtu tha se, vend të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj komune zënë resurset humane dhe ekonomike, përfshirë këtu edhe pasuritë e shumta siç janë: toka bujqësore, resurset ujore, pasuritë nëntokësore dhe turizmi.

UBT

Haliti shtoj se përmes këtij plani, ata synojnë të krijojnë institucione të forta dhe shërbyese, infrastrukturë jetësore dhe mirëqenie qytetare për të gjithë, duke përmendur edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Përndryshe, kjo strategji paraqet vizionin institucional të zhvillimit ekonomik lokal, misionin, gjendjen aktuale, sfidat me të cilat përballet ekonomia lokale, përparësitë dhe mangësitë, mundësitë dhe rreziqet.

Në esencë, në këtë dokument strategjik janë paraqitur objektivat e zhvillimit ekonomik lokal të Komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.