Haliti: Nëndega në Buzovik, më e fortë se kurrë!

Viti – Buzoviku historikisht ka qenë zë i shpresës për të ardhmen, gjithmonë në mbështetje të fuqisë intelektuale, Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shkruar Sokol Haliti.
Postimi i plotë:
Sonte, me kënaqësinë më të madhe, u takuam edhe me një grup të jashtëzakonshëm që simbolizon forcën, unitetin dhe vendosmërinë – Nëndega e Buzovikut ka shkruar Sokol Haliti.
Buzoviku historikisht ka qenë zë i shpresës për të ardhmen, gjithmonë në mbështetje të fuqisë intelektuale, Lidhjes Demokratike të Kosovës!
Falënderime pa fund Buzovik, bashkë, po shkruajmë historinë e re të suksesit tonë!