Haliti: Mbështetja e bizneseve vendore është çelësi për një ekonomi më të fortë dhe konkurruese

Viti – Ky është një tregues i qartë se përkushtimi, inovacioni dhe puna e palodhshme çojnë drejt suksesit dhe zhvillimit ekonomik ka shkruar Sokol Haliti.
Postimi i plotë:
Sot, së bashku me nënkryetarin e LDK-së Lutfi Hazirin, kandidatin për deputet nga mërgata Ramadush Eminin dhe me bashkëpunëtorë, patëm kënaqësinë të vizitojmë dy biznese të shumë të suksesshme, Daka Therm dhe Rekos, të cilat janë shembuj të jashtëzakonshëm të afarizmit të suksesshëm dhe të eksportit në tregjet ndërkombëtare.
Ky është një tregues i qartë se përkushtimi, inovacioni dhe puna e palodhshme çojnë drejt suksesit dhe zhvillimit ekonomik.
Mbështetja e bizneseve vendore është çelësi për një ekonomi më të fortë dhe konkurruese!