Haliti: LDK ka humbur një aktivist të madh
Viti – Dega e LDK-së në Viti mbajti mbledhje komomerative me rastin e vdekjes së anëtarit të kryesisë së LDK-së Mefail Pajaziti.
Me këtë rast Kryetari i Degës së LDK-së Sokol Haliti, pasi ngushëlloi familjarët e të ndjerit, miqtë, aktivistët e shumë miq e shokë të shumtë, tha se fjalët janë të pakta për me përshkrua jetën dhe veprën e të ndjerit.
Ai në vazhdim tha se ai ishte mik dhe bashkëpunëtor i të gjithë neve. Haliti tha se dega e LDK-se humbi një aktivist, por mbi të gjitha humbëm një bashkëpunëtor të afërt.
I qoftë i lehtë dheu përfundoi kryetari Haliti./rajonipress/


