FITORJA

Haliti: Komuna e Vitisë ka një rini të shkëlqyeshme

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Viti – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë Sokol Haliti ka thënë se Komuna jonë ka një rini të shkëlqyeshme e cila po tregon suksese në nxënien e diturisë, profesionalizmit, por edhe në fushën e sportit, kulturës dhe artit dhe ju jeni ambasadorët më të fort të komunës sonë, me të cilët padyshim se krenohemi të gjithë ne pa dallim moshë.

Të dashur të rinj e të reja!
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, që shënohet sot, dua të ju urojë në këtë ditë të veçantë, që ju kushtohet juve. Rini është e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë dhe është potenciali dhe pasuria më e madhe shtetërore që ka vendi ynë. Ne mburremi me ju dhe vullnetin që keni për të ardhmen dhe forcën për të kaluar sfidat me të cilat do të ballafaqoheni gjatë jetës.

Komuna jonë ka një rini të shkëlqyeshme e cila po tregon suksese në nxënien e diturisë, profesionalizmit por edhe në fushën e sportit, kulturës dhe artit dhe ju jeni ambasadorët më të fort të komunës sonë, me të cilët padyshim se krenohemi të gjithë ne pa dallim moshë.

Fundamenti

Qeverisja komunale e Vitisë, gjatë këtyre viteve i ka kushtuar vëmendje të veçantë rinisë, duke i mbështetur ata në rrugëtimet e tyre për të arritur majat e suksesit në cilëndo fushë. Kemi krijuar hapësira të shumta për zhvillimin e aktiviteteve rinore dhe i kemi përkrahur dhe do të ju përkrahim në ngritje në karrierë. Ne si të zgjedhur të popullit do të vazhdojmë punën e tonë të palodhshme që të mbështesim juve në çdo hap të jetës dhe jemi krenar kur shohim rezultatet të cilat ju i arrini çdo ditë.

Të dashur të rinj e të reja vitias, pos urimit për këtë ditë, ju bëjë thirrje që të merrni pjesë mbrëmjen rinore që mbahet sot në qytetin tonë të bukur me fillim nga ora 20:00, në amfiteatrin veror në hapësirat e parkut “Nijazi Azemi” në Viti, e cila është organizim i përbashkët i komunës sonë me Qendrën Rinore në Viti.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë dhe ju mirëpresim në mbrëmjen rinore të organizuar për ju!
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i komunës së Vitisë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.