Uji Dea

Haliti: 28 Nëntori, frymëzim dhe udhërrëfyes që forcon lidhjet tona shpirtërore e historike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kjo ditë e shenjtë kombëtare është simbol i lirisë dhe krenarisë sonë që na bashkon si komb dhe na kujton sakrificat dhe vendosmërinë e të parëve tanë për liri dhe pavarësi thuhet në urimin e Sokol Halitit me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë dhe bashkëkombës shqiptarë kudo që ndodheni!
Në këtë prag të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, kam nderin t’ju përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta.

Kjo ditë e shenjtë kombëtare është simbol i lirisë dhe krenarisë sonë që na bashkon si komb dhe na kujton sakrificat dhe vendosmërinë e të parëve tanë për liri dhe pavarësi. Poashtu kjo ditë është frymëzim dhe udhërrëfyes që forcon lidhjet tona shpirtërore e historike.

Në kuadër të kësaj feste të madhe, Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka organizuar një program të pasur aktivitetesh, të cilat kanë nisur tashmë dhe atë me mbajtjen e orës së parë mësimore në të gjitha shkollat e komunës sonë ku do të flitet mbi këtë ditë të rëndësishme. Aktivitetet do të vazhdojnë deri më 28 Nëntor.

FIDANISHTJA

Fillimisht Kuvendi Komunal i Vitisë me 28 nëntor nga ora 9:30 do ta mbajmë një seancë solemne kushtuar kësaj dite dhe më pas në ora 10:00 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Aktivitetet do të vazhdojnë në Stadiumin në Sadovinë të Jerlive dhe atë në mes të SH.F “Kosova” me SH.F “Kumanova”.

Përmbyllja e këtyre aktiviteteve do të jetë po këtë ditë me koncerti festiv që do filloj nga ora 16:00, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

Ju ftoj që së bashku ta kremtojmë këtë festë kombëtare.
Urime 28 Nëntorin!
Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe shqiptarët kudo që ndodhen.
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.