Mobi Casa

Halili: Në Viti ka rënie të aksidenteve në trafik

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Komandanti i Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili, potencoi se në këtë komunë gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile dhe e menaxhuar pa incidente të mëdha. Ai tha se janë shënuar ulje e rasteve të vjedhjeve qoftë të lehta dhe të rënda.

Nën kryesimin e zv.kryetarit të komunës së Vitisë, Hasan Aliu, sot u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Gjatë këtij takimi u vlerësua se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile dhe se ka rënie të rasteve të ndryshme.

Komandanti i Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili, potencoi se në këtë komunë gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile dhe e menaxhuar pa incidente të mëdha.

Ai tha se janë shënuar ulje e rasteve të vjedhjeve qoftë të lehta dhe të rënda. Sipas tij edhe në shkollat ka rënie të incidenteve duke shtuar se fushatat e ndërgjegjësimit ka ndikuar pozitivisht tek nxënësit.

Uji Dea

Komandanti Halili shtoj se gjithashtu ka raste të rënies se aksidenteve në trafik.

Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë po bashkëpunon me të gjithë mekanizmat për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve.

Ndërkaq anëtarët e KKSB-së kanë ngritur disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë si: qenët endacak, prania e motoçikletave në vende jo të destinuara, zjarrëvëniet, bartja e armëve nga nxënësit, prerjet ilegale të pyjeve etj.

Hasan Aliu, zv.kryetar i komunës së Vitisë, i njoftoj të pranishmit lidhur me disa veprime që ka marrë komuna për sezonin veror dhe shtimit të kapaciteteve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.