Hajrizi: UBT, institucioni i parë akademik në Evropë me bazë të plotë në Inteligjencë Artificiale

Rektori dhe themeluesi i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka deklaruar se UBT tashmë është institucioni i parë akademik në Evropë që funksionon tërësisht mbi bazën e Inteligjencës Artificiale (AI), duke përfshirë të gjitha proceset, nga arsimi dhe kërkimi shkencor deri te trajnimi dhe integrimi në tregun e punës.
Gjatë intervistës në Debat Plus, Hajrizi theksoi se ky hap jo vetëm që përfaqëson një arritje të madhe për institucionin që ai udhëheq, por edhe një transformim strategjik për Kosovën, duke e pozicionuar si një qendër novatore në nivel global.
“Sot jemi duke fol për Inteligjencën Artificiale. Emiratet kanë krijuar, (Universiteti ‘Mohammed Bin Zayed’) ka bërë AI University. Çka kam me prit unë. Jo ne do ta bëjmë të njëjtën, dhe do të jemi të parët në Evropë. Dhe do ta bëjmë universitetin e parë, institucione e parë akademik në Evropë, i cili është i bazuar i tërë me AI. Dhe e kemi arritur. Sot mund të deklaroj zyrtarisht dhe publikisht se jemi institucioni më i parë, i cili në mënyrë të plotë, tërësore të gjitha veprimet akademike, prej edukimit deri te pjesa shkencore, inovacioni, ndërmarrësi, mentorimi, trajnimi, certifikim, aftësimi dhe t ë vendi i punës është i mbështetur me AI… Ne faktikisht do të marrim një rol të tillë.”, ka thënë Hajrizi.
Hajrizi ka shtuar se UBT ka investuar miliona në këtë drejtim dhe se përfitimet nuk do të kufizohen vetëm për studentët e UBT-së, por edhe për çdo qytetar dhe punëtor në Kosovë që kërkon aftësim për të përballuar sfidat e tregut modern.
“Kemi investuar me miliona, për të cilën dëshirojmë të ia japim çdo qytetari, jo vetëm atyre që janë në UBT. Çdo punëtori që ka nevojë të aftësohet të ia japim një vegës që i kushton shumë pak, por që i ndihmon shumë. Dhe ka një cilësi dhe aftësi për të ia transformuar aftësitë, dijet dhe të jetë i gatshëm për tu përshtatur me rrethanat e reja që i kemi. Dhe unë mendoj që kjo edhe për Kosovën është shumë e madhe, se na pozicionon në një vend q është model, inovativ, kreativ. Jo në një vend që ne shkojmë pas dikujt. Por një vend që është në venin e grupeve më inovative në botë”, ka shtuar Hajrizi./Dukagjini