FIDANISHTJA

“Guri i Zi” kërkon riatdhesim dhe ditë të bardha për të dëbuarit e Luginës në Gjilan

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Dita e mërkurë e datës 23 qershori të vitit 1999 para 14 viteve, për banorët e Malësisë së Bujanocit , fshatrat kufitare të Komunës së Preshevës , të njohur si Malësia e Karadakut dhe ato të Komunës së Medvegjës do të kujtohet si një ditë e kobshme në gjithë historinë e asaj ane, njofton “Presheva Jonë”.

Në këtë ditë , nga këto vendbanime , banorët shqiptarë u dëbuan , zhvendosën dhe u shpërngulën duk i lanë trojet e tyre nga presionet , dhuna , ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në këtë datë . Pra që nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga tri Komunat u zhvendosën 11.783 banorë shqiptarë që u strehuan , apo u vendosën në Komunën e Gjilanit kurse pjesa tjetër është vendosur si ka ditur të gjendet në këso situate si në Prishtinë , Fushë Kosovë , Kamenicë e gjetkë.

Ne LKI , kërkojmë që të investohet duke u krijuar kushte që edhe në këto fshatra , të bëhen projekte serioze për kthim të ndihmuar edhe nga faktori ndërkombëtarë , që të joshen njerëzit për tu kthyer . Po së pari duhet të demilitarizohet kjo zonë , dhe rregullisht të ketë mbikëqyrje nga ndërkombëtarët në bashkëpunim me Policinë Multietnike dhe Ushtria nuk duhet lëvizura nëpër ara e fusha , por të kthehet nëpër kazerma aty ku e kanë vendin e tyre .

Është momenti i fundit që opinioni i gjerë të njoftohet dhe sensibilizohet lidhur me të zhvendosurit shqiptarë me theks të posaçëm nga Malësia e Bujanocit, Komuna e Medvegjës fshatrat kufitare të Preshevës . Dëbimi i banorëve nga këto tri Komuna duhet të jetë temë edhe për Organet më larta të Qeverisë Serbe. Mekanizmat më të lart Ndërkombëtarë, subjektet politike të tri Komunave Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Edhe sa i përket integrimit shumë pak është punuar në këtë drejtim.

Prandaj në si Lëvizja për Kthim e Integrim kërkojmë :Një mbikëqyrje , monitorim i përhershëm nga forcat e NATO-s së bashku me Policinë Multi etnike në këto pjesë . Kurse nga Organet më larta të shtetit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ,Organet Komunale ku janë të vendosur dhe janë përqendruar si për KK të Gjilanit ,Prishtinës , Fushë Kosovës e Kamenicës.

HW

Kërkojmë Reciprocitetin e ndërsjellë : Çfarë kërkojnë serbët lokal të Kosovës ato të drejta ju takojnë dhe askush nuk mund t’na mohon edhe neve shqiptarët e tri Komunave të banuara me shumicë.

Çfarë bëhet e investohet për të zhvendosurit e minoritetit Serbë të Kosovës po aq edhe për ne , e në këtë kontekst edhe për të zhvendosurit shqiptarë të tri Komunave .
Kjo datë e 23 qershori të zyrtarizohet si dita e të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë.

Beogradi ende nuk ka kurrfarë projekti a program serioz as rikthim aq më pakë për integrim. Tema për kategorinë e të dëbuarve , zhvendosurve dhe të shpërngulurve nuk guxon të jetë e anatemuar , por më tepër të ngritët zëri , që mos të bëhet tepër vonë , gati nga askush nuk trajtohet kjo temë , askush nuk qanë kokën për këtë.

Tri Kuvendet Komunale ende sot e kësaj dite zyrtarisht nuk e kanë pranuar që nga këto Komuna përkatëse , ka patur dëbim , zhvendosje të popullatës shqiptare e pastaj të përgatisin një platformë , projekt serioz dhe të zbatueshëm në praktikë , të ngrisin Komisione punuese për vlerësimin e dëmeve dhe shpagimin e tyre dhe për krijimin e kushteve për kthim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.