Gratë në vendimmarrje
Nga Saranda Bllaca – Kuvendet Komunale në Kosovë, kanë të përfshira femrat ashtu siç e parasheh Ligji për Barazi Gjinore vetëm me pjesëmarrje në Asamble, ndërsa nëpër komitete të Komunës (që janë trupa ndihmëse të Kuvendit), nëpër komisione që dalin nga Kuvendi e nëpër drejtori, shumë pak femra janë të përfaqësuara.
Duke u bazuar nga një hulumtim që e kemi bërë me një grup të rinjsh të trajnuar në NDI për Mediat e Reja, ku si temë kemi pasur Barazinë Gjinore, gjegjësisht Gratë në vendimmarrje në nivelin lokal, (vizito faqen në facebook dhe tëittër: Half of the Population, Right Representation), kemi parë se gjendja në gjithë Kosovën, është edhe më keq nga ajo që kemi menduar (gjithmonë flas për gratë në vendimmarrje), dhe se kjo gjendje është e njëjtë pothuajse në tërë Kosovën.
Me t’vërtet është shumë qesharake në qoftëse numërojmë së sa femra i kemi në vendimmarrje.
Kuota prej 30% është plotësuar pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por vetëm me pjesëmarrje në Asamble. Ndërsa nëse flasim për pozita udhëheqëse, del së shumë pak femra në Kosovë “gëzojnë” pozita udhëheqëse.
Nga 37 komuna, kemi 37 kryetarë të cilët janë të gjithë meshkuj. Nuk kemi asnjë komunë të udhëhequr nga ndonjë femër.
Gjithashtu, pothuajse të gjitha kuvendet komunale udhëhiqen nga meshkujt. Po të hyjmë nëpër drejtori, nga statistikat që kemi nxjerrë nëpër ëeb faqet e komunave, në çdo komunë të Kosovës, nga 10-12 drejtori që kanë komunat, mund të gjejmë një apo eventualisht dy drejtori të udhëhequra nga femrat.
Po të hyjmë nëpër komitete, ku pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, komitetet obligative dhe më të rëndësishme të Kuvendit, Komiteti për Politikë dhe Financa si dhe Komiteti për Komunitete, ku vendoset për politikat e komunës, në shumë pak komuna këto komitete kanë të paktën një femër në përbërjen e tyre edhe pse përbërjen e tyre shumë mirë e precizojnë Ligji për Barazi Gjinore, Statutet e Komunave si dhe Rregulloret e Kuvendeve Komunale në Kosovë.
Pse ndodhë kjo? Ku është problemi?!
Te pushteti aktual nëpër komuna që nuk iu lënë hapësirë dhe nuk e motivojnë gjininë femërore për pozita vendimmarrëse, duke bërë që meshkujt gjithmonë të jenë në pozita kyçe, udhëheqëse; Te partitë politike të përfaqësuara në kuvendet komunale të cilat nuk i motivojnë dhe nuk i propozojnë femrat nëpër komitete e komisione; Apo te vetë femrat që ndoshta ngurrojnë të marrin pozita udhëheqëse?!
Mendoj se një zgjidhje e mirë kishte me qenë, sikur të aplikohej 30% edhe nëpër institucionet e shtetit (në formimin e qeverive komunale), në administratë, në udhëheqjen e shkollave, e gjithsesi edhe brenda partive politike, që organizimi i partisë të mbështetet në këtë princip. Madje, edhe te qortohen publikisht ato parti politike të cilat nuk kanë apo që kanë pak femra të përfaqësuara nëpër struktura të partisë.
Ne duhet të kuptojmë njëherë e mirë të gjithë, edhe burrat edhe gratë se Barazia Gjinore do të thotë pjesëmarrje e barabartë e meshkujve dhe femrave në të gjitha fushat e jetës (Ligji për Barazi Gjinore, Neni 2, Paragrafi 2.1), dhe se është pjesë e politikave komunale dhe njëkohësisht, e realizimit të planit të veprimit për partneritet evropian.
Fuqizimi i gruas në vendimmarrje dhe rroli i saj aktiv në shoqëri, janë aspekte thelbësore që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit si dhe në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Duhet ta kuptojmë njëherë e mirë se vetëm nëqoftëse arrihet barazia gjinore në politikë, mendoj se do të ketë barazi gjithkund në shoqëri, e edhe në familje.
Meqë jemi në një vit të zgjedhjeve lokale, shpresoj dhe besoj shumë se kjo gjendje do të ndryshoj pas zgjedhjeve. Me këtë rast, shfrytëzoj që t’iu bëjë thirrje të gjitha femrave në Kosovë që të jenë më kërkuese dhe më këmbëngulëse në të drejtat e tyre.
Saranda Bllaca – Këshilltare komunale , Anëtare e iniciativës “Half of the population, Right Representation” të të rinjve të trajnuar në NDI


