UBT

Granit Xhaka flet për ndeshjen në Serbi dhe pensionimin e Xherdan Shaqirit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Granit Xhaka foli në konferencën për shtyp të Zvicrës para ndeshjes me Danimarkën, ku u ndal edhe te fishkëllimat dhe fyerjet që mori në Serbi.

Zvicra humbi 2-0, në një ndeshje që kishte raste dhe penallti që humbi dhe mund të kishte përfunduar ndryshe.
“Do të isha befasuar po të ishte ndryshe”, ka thënë Xhaka kur është pyetur për fishkëllimat nga tifozët serbë.

Tutje ai ka thënë se lojtarët e Serbisë ishin shumë korrekt gjatë ndeshjes.

“Kam qëndruar i heshtur paraprakisht pasi nuk mund të ndryshosh rrethana të caktuara. Lojtarët ishim shumë korrekt. Natyrisht, do të doja t’i merrnim tri pikët”, deklaroi Xhaka.

Fundamenti

Se sa i rëndësishëm është Granit Xhaka për Zvicrën, këtë e ka treguar përzgjedhjësi Murat Yakin në konferencë për shtyp.

“Qartë se ai do të luajë për kohë të gjatë. Lojtarët e tjerë do t’i japin fund para tij. Ai e shijon futbollin aq shumë dhe e udhëheq gjithë ekipin”, deklaroi Yakin.

Për lojtarët e larguar së fundi nga Zvicra, ku përfshihet edhe Xherdan Shaqiri, foli edhe Xhaka.

“Asnjëherë nuk dëshironi të humbni lojtarë. Dhe po, tre lojtarët që u pensionuan ishin shumë të rëndësishëm. Por kemi shumë lojtarë të rinj që kanë kualitet enorm. Dhe po, është proces. Por nuk kemi shumë kohë në ekipin nacional. Kemi disa ndeshje në vit dhe duhet të shfaqemi në to”, ka thënë Xhaka. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.