FIDANISHTJA

“Grande Mall” objekti me përmasa të jashtëzakonshme hapet zyrtarisht në mënyrë madhështore

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në prani të shumë mysafirëve, partnerëve afarist, zyrtar e qeveritar të shtunën është hapur zyrtarisht “Grande Mall”, qendra më e madhe tregtare dedikuar gjilanasve. Xhelal Selimi njëri nga pronarët kryesor tha se ky investim ka një domethënie për Anamoravën sepse edhe pronarët edhe investitorët janë gjilanas. Edhe, Lutfi Haziri ka përgëzuar vëllezërit Selimi për këtë investim gjigant, ku përfitues do të jenë qindra punëtor gjilanas.

Me muzikë të zgjedhur performuar nga këngëtar të njohur nga Prishtina dhe nën shoqërimin e qindra pjesëmarrësve të shtunën është hapur zyrtarisht, një nga qendrat më të mëdha tregtare në rajon e pagëzuar “Grande Mall” investim i vëllezërve Selimi.

Në këtë ngjarje të shënuar kanë marrë pjesë personalitete nga jeta politike, kulturore e sportive ndërsa vet pronari Xhelal Selimi tha se ndihet shumë i lumtur që më në fund Gjilani dhe Anamorava e kanë një hapësirë të madhe tregtare komplet vendore.

“Investimi është nga Gjilani, punëtorët janë nga Gjilani dhe përfituesit janë nga Gjilani. Ky element më gëzon shumë dhe jam krenar që për një kohë të shpejt arritëm ta ndërtojmë këtë gjigant, i cili do të ketë të gjitha brendet më të njohura botërore dhe gjërat tjera ushqimore dhe rekreacione të ndryshme në çdo hapësirë. Kjo qendër është krijuar për argëtim dhe për shoping për shumë familje të Anamoravës” tha Selimi.

Edhe, Lutfi Haziri ka përgëzuar vëllezërit Selimi për këtë investim të rëndësishëm për Gjilanin dhe Anamoravën.
“Vërtet jam i lumtur dhe krenar që miku im Xhelal Selimi po e kurorëzon me sukses këtë projekt madhor dhe unë i urojë shumë suksese tjera në rrugëtimin e tij si një biznesmen shumë i respektuar në Kosovë” tha Haziri.

Në këtë ngjarje të shënuar dhe në ceremoninë e prerjes së shirit mori pjesë edhe Sokol Haliti kryetar i Vitisë, por nuk u pa askush nga qeverisja lokale.

Ndryshe, “Grande Mall” do të jetë një objekt tregtar me përmasa të jashtëzakonshme, i cili do të ofrojë brendet më të njohura ndërkombëtare, do të sjell dhe ofrojë për gjilanasit dhe jo vetëm ambiente, të ngrohta në fushën e biznesit dhe të tregtisë pse jo edhe të nivelit evropian.

Xhelal Selimi është njëri nga pronarët i cili bashkë me vëllezërit Dergut Selimi, Bajar Selimi dhe Kadrush Selimi, në vitin 1992 themeluan kompaninë e njohur “Calabria”.

Xhelal Selimi tregon për peripecitë që kishte në fillim, për të pasur nën menaxhim një kompani që merrej me industrinë e mishit dhe ku kishte mbi 100 të punësuar.

Uji Dea

“Nuk ishte as e lehtë, e as thjeshtë sepse kishim telashe e probleme serioze. Duheshin investime të shumta e pas luftës nuk kishte fare as siguri e as përkrahje. Jam munduar të punojë me ndërgjegje dhe ndershmëri dhe fal kësaj teorie timen sot e kemi biznesin e përbashkët me vëllezërit dhe jemi të lumtur që këto investime, po ua ofrojmë si shërbime edhe qytetarëve të Gjilanit” tha Selimi.

Xhelal Selimi thotë se pavarësisht vështirësive kanë arritur që me përkushtim të pashoq të gjejnë forcë dhe gatishmëri që biznesin ta zgjerojnë.

“Kështu vazhduam me objektin Tregtar i njohur si “Grande Calabria”, i cili është lëshuar në funksion në vitin 2012, ku ka punësuar indirekt mbi 250 punëtorë me hapësirë afariste prej 10,000 m², dhe ka operuar suksesshëm me 12 brende deri në prill të vitit 2023, kur edhe ka filluar edhe rrënimi i gjysmës së objektit për t`ia filluar objekti i Ri Tregtar – Qendër Tregtare me emrin “GRANDE MALL” tha Selimi për rajonipress.

Selimi tregon detaje shtesë për qendrën tregtare “Grande Mall”.

Ai thotë se pas dy vitesh investime, mbi 10 milion euro një pjesë vetanake dhe një tjetë kredi bankare dhe punë të pandalshme ditë e natë “GRANDE MALL” është bërë gati dhe do të hapet më 28 qershor 2025, me hapësirë afariste prej 20,000m², mbi 380 vend parkingje dhe do të punësojë mbi 600 persona dhe do të ketë mbi 28 brende vendore dhe ndërkombëtare.

“Brenda dy vitesh do të përfundojë edhe pjesa e dytë e “Grande Mall” e cila do të ketë 25,000m² me 30 brende shtesë dhe mbi 600 punëtor më shumë dhe do të aktivizohen dhe së bashku me pjesën e parë do të bëjnë Qendrën Tregtare me 45,000m2 pas dy vitesh” tha Selimi.

“Grande Mall” do të jetë busulla e gëzimit për shumë ekonomi familjare sepse jemi kujdesur që shumë gjilanas të punësohen dhe të mbajnë familjet e tyre nga puna, që do të kryejnë në qendrën tregtare “Grande Mall” tha Selimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.