GRANDEMALL

Grabovci: Fajtorë janë humbësit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, thotë se Kosova aktualisht gjendet në një ngërç politik, por jo me fajin e PDK-së! Duke folur për Politiko.net, ai pohon se këtë ngërç politik e kanë shkaktuar “humbësit e zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit, PDK-AAK-Nisma”, parti këto të cilat, sipas tij, “po tentojnë ta marrin pushtetin në mënyrë të jashtëligjshme”.

“Ne nuk pajtohemi me asnjë veprim antikushtetues, antiligjor, që bie ndesh me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ne do të jemi insistues që të respektojmë ligjet tona, të respektojmë vullnetin dhe të kemi institucione vërtet funksionale e stabile, për të cilat ka nevojë shteti ynë”, thotë ai.

Adem Grabovci mendon se sovrani e ka përcaktuar se kujt i takon Kryeministri dhe Kryeparlamentari.

FITORJA

“Çështja e të qenit kryetar i Parlamentit, kryeministër, ministër ose president, nuk është fontanë dëshirash, por është një procedurë, është çështje e vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Nuk jemi ne ata të cilët përcaktojnë se kush ku do të jetë, por në kushtet e demokracisë është qytetari i Kosovës ai i cili na tregon se kujt çka i takon dhe kjo përcaktohet me votën e tyre”, thekson Grabovci. “Si do të veprojë qytetari i Kosovës, kur ligjvënësi kthehet dhe i shkel ligjet, të cilat i ka aprovuar vetë në atë institucion”

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, në një prononcim për Politiko.net, ka thënë më herët se zgjedhjet e reja do nuk do të ishin zgjidhje, duke parashikuar edhe dhunë. Por, Grabovci nuk mendon kështu. Ai thotë se për PDK-në, dhuna është e huaj.

“Dhuna për ne është e huaj, ne jetojmë në kushte të demokracisë”, ka thënë Grabovci. /Politiko.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.