GRANDEMALL

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzi dhe Bahtijari me nga dy vjet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari për akuzat që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Gjykata pranoi marrëveshjen e fajësisë që të tre të akuzuarit kishin arritur më parë me Prokurorinë e Specializuar.

Sipas vendimit, Haxhi Shala u dënua me 3 vjet burgim, ndërsa Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u dënuan me 2 vjet burgim secili.

Gjithashtu, në fillim të seancës, të tre të akuzuarit u pajtuan të paguanin një shumë totale prej 500 euro si kompensim për viktimën në këtë rast, e cila identifikohet si “viktima 01”.

Nga kjo shumë, 400 euro do të paguajë Shala, 100 euro Januzi, ndërsa Bahtijari nuk do të paguajë asgjë. Shuma duhet të paguhet deri më 19 shkurt 2025.

Të akuzuarit pranuan fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë, pasi në fund të dhjetorit 2024 kishin arritur një marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranimin e fajësisë.

FIDANISHTJA

Sipas kësaj marrëveshje, Shala pranoi një dënim deri në 3 vjet burgim, Januzi një dënim nga 24 deri në 30 muaj, ndërsa Bahtijari pranoi që, nëse gjykata e dënonte me 2 vjet burgim ose më pak, ai nuk do të kishte të drejtë apeli ndaj vendimit.

Të tre akuzoheshin se kishin bashkëpunuar për të ndërhyrë në procesin e drejtësisë, duke nxitur një dëshmitar të mos dëshmonte para Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar, të njohura edhe si Gjykata Speciale.

Megjithatë, nuk është bërë publike identiteti i dëshmitarit ose rasti për të cilin ai duhej të dëshmonte.

Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi u arrestuan në tetor 2023, ndërsa Haxhi Shala u arrestua në dhjetor 2023.

Koha që kanë kaluar në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë do t’u llogaritet në vuajtjen e dënimit të tyre./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.