Gjuha shqipe është indoevropiane, s’ka lidhje me arabishten

Në diskutimin e tij gati dy orësh, Rexhep Ismajli dha argumente nga gjuhëtarë të huaj dhe vendas, përfshirë edhe Eqrem Çabejin, për origjinën e shqipes. Ai e nisi ligjëratën me modesti, pas komplimenteve që iu bënë nga prezantuesja se Ismajli është “emblemë e albanologjisë”. “Kam frikë se komplimentet nuk i mbaj dot.
Tema për të cilën do të flasim sot është nga më të rëndësishmet në albanologji. Është e vjetër dhe për mua nuk është hera e parë që flas, por e kam të vështirë të nxjerrë përfundime. Ka të tjerë si Çabej që ka mundur të thotë fjalë më vendimtare”, u shpreh Ismajli.
Akademiku vazhdoi ligjërimin e tij duke cituar gjuhëtarin e njohur italian Viktore Pizani.
“Ai tërhoqi vërejtjen se ‘Historia e një gjuhe duhet të rindërtohet ashtu si flitet në vendet përkatëse’. Prandaj shqipja e sotme duhet të trajtohet si prodhim i krijimit të brezave njerëzor që kanë qenë njëri pas tjetrit në viset shqiptare prej kohesh.(Tribuna).