Fundamenti

Gjuetia e tri “Shtrigave”

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Nga Berat Buzhala – Triumvirati Prokurori, Mjekësi Ligjore dhe Media që një javë po i dridhin muskujt dhe po i vringëllojnë shpatat kundër tri “shtrigave” të familjes Sopa, që udhëhiqet nga “kryeshtriga” prof. dr. Teuta Sopa, e përcjellë nga “narkomanja”, ose “shtriga” e dytë, Artina, dhe e fundit por jo më e parëndësishmja, 18 vjeçarja Erna, si “shtriga” më e re.

Në Europë epoka e ndjekjes dhe persekutimit të shtrigave ka marrë fund kah fundi i shekullit 18’të, kohë kjo kur janë ekzekutuar “shtrigat” e fundit. Besohet që në forma të ndryshme, bazuar mbi akuzat e njëjta, janë ekzekutuar rreth 40 mijë femra. Shpeshherë ekzekutimi i tyre është bërë edhe në forma të linçimit. Kur masat popullore pasi i kanë dëgjuar “provat” kanë arritur në përfundim se filanja është shtrigë, atëherë të njëjtën e kanë djegur pa hezitim. “Shtrigat” janë fajësuar për gjithçka. Nëse nuk ka rënë shi në një territor brenda një kohe të caktuar atëherë patjetër dikush është dashur të digjet.

Pas 250 vitesh një gjë e tillë filloi edhe në Kosovë.

Triumvirati Prokurori, Mjekësi Ligjore dhe Media që një javë po i dridhin muskujt dhe po i vringëllojnë shpatat kundër tri “shtrigave” të familjes Sopa, që udhëhiqet nga “kryeshtriga” prof. dr. Teuta Sopa, e përcjell nga “narkomanja”, ose “shtrigës” e dytë, Artina, dhe e fundit por jo më e parëndësishmja, Erna’s, si “shtriga” më e re – në dhjetor i ka mbushur vetëm 18 vjeç. Pra, lexues të dashur “kriminelja e papërmbajtshme” dhe “shtriga gjakpirëse” Erna sapo i ka mbushur 18 vjeç.

Deri tash çdo gjë po shkon sipas planit. Sikurse në rastin e të ndjerit Dino Asanaj, edhe në rastin e të ndjerit Hamdi Sopa, mediat nuk po dëshirojnë të besojnë që shqiptarët kryejnë vetëvrasje. Pikë! Sipas tyre vetëvrasje kryen vetëm ai që gjendet i varur në konop dhe që nuk mban pozitë publike.

Nëse ke pozitë publike dhe nëse nuk je varur në konop, atëherë dikush e ka gatuar një vrasje. Në rastin e të ndjerit Hamdi Sopa, pa humbur kohë gishti u drejtua tek tri gra. Disa media shizofrene, ashtu siç e nisën, një dita prita që zinxhirin e pjesëmarrësve në “vrasjen” e Hamdi Sopës do ta çonin deri në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Pra, sipas Mediave dhe sipas Prokurorit Publik dhe sipas deklaratave shatrapatra të Institutit të Mjekësisë Ligjore Hamdi Sopën e kanë vrarë. Dhe tash si provë për ketë na u dha fakti se njëra prej bijave të saj, Artina – të cilën e njoh personalisht – është narkomane! Pra, me ketë na u tha se narkomanët janë kriminalë. Pa përjashtim. Një pyetje e kam, nëse bën? Cilët lloj të narkomanëve? Ata që e ngrehin ndonjë tim për qejf?

Ata që përdorin Cocain? Ata që përdorin heroin? GHB? Apo të gjithë së bashku? Nëse është kështu, atëherë pa humbur kohë është mirë që të premteve mbrama ROSU të niste një fushatë ekzekutimesh në masë në të gjitha klubet e natës në kryeqytet. Unë nuk dëshiroj ta inkurajoj askënd për përdorim drogash, mirëpo e konsideroj primitiv tendencën e linçimit të Artinës me etiketa të tilla. A i janë bërë analizat kësaj “shtrige” që të na tregohet se çfarë droge paska “pi” e gjora?

Pra strategjia është kjo: shqiptarët që punojnë në pozita publike nuk hedhën prej ballkonit dhe narkomanët vrasin.

Hamdi Sopas është zyrtar shtetëror që tashmë ka vdekur duke “kërcyer” nga ballkoni, kurse vajza e tij është narkomane. Shumë thjesht: Hamdi Sopën e kanë vrarë familja. Nëse qenka kështu, atëherë po i heqim krejt gjyqet nga përdorimi, kurse tash e tutje trupin gjykues e përbëjnë një prokuror, një mjek ligjor dhe një Kryeredaktor. Mirë do të ishte që një praktikë e tillë të fillonte prej rastit Sopa. Hajde pra pa humbur kohë Teutën, profesoreshën “shtrigë”, Artinën, narkomanën “shtrigë” dhe Erna’në, “lolitën shtrigë” t’i nxjerrim e t’i kallim mu në qendër të Prishtinës, ose i vrasim me gur. Edhe i kënaqim mediat, e përcjellin live gjithë ngjarjen. Një skenarist e marrim enkas për ketë rast nga Tehrani, ku ka përvoja të ngjashme… A është kjo që po kërkoni? Spektakël dhe gjak?

A është e mundur qe kjo intifadë mediale, e inspiruar moralisht, ky gjykim publik që po i behet tri femrave nuk po i bën bash askujt përshtypje?

ARKATANA

A mund të ndodhë që një shoqëri e tërë gjendet buzë kolapsit total moral dhe është e etur vetëm për gjak?

A është e mundur qe ky rast po shndërrohet në një betejë finale për t’i qëruar hesapet me gjininë femërore?

A është e mundur që në shoqërinë tonë nuk ka asnjë shoqatë femrash, asnjë deputete femër, e asnjë diplomate femër që do të interesohej për një rast të llahtarshëm?

Ku e kanë rrasur kokën ato gra që dalin e flasin kot për tema kot nëpër televizione, sa herë që mediat nuk kanë me çka ta mbushin minutazhin? Pse Igballe Rogova, a kushdo prej këtyre femrave nuk po i mbrojnë simotrat e tyre që po piqen në helli prej mediave sadiste?

A pajtoheni që sikur Teuta të kishte qenë komandant zone, a të kishte qenë ndoshta ushtar diku, a të kishte qenë deputet a zyrtar i lartë a i ultë i partisë do të lejohej që në ketë formë kaq brutale t’u hidhej langojve të portaleve dhe rrjeteve sociale që t’i masakrojnë moralisht?

I keni parë skenat nëpër rrugë – e bilbordat – ku kërkohet që të rrotullohet qielli, por të fitojë drejtësia. Shumë bukur, a nuk ka mbetur asnjë pikë morali në ketë shoqëri, që për shembull kolegët e Teutës nga Fakulteti ta kërkonin pak drejtësi për kolegen e tyre? Apo ata vërtetë besojnë që profesoresha Teutë gjithë këto vite e ka fshehur potencialin e saj kriminal? A është e mundur, që në Kosova Sot Kryeredaktore është një femër, në RTV21 dhe në Kohë Ditore femrat vrajnë dhe kthjellin, e në anën tjetër të mos janë aq të zonjat sa në mediat e tyre t’u kërkojnë gazetarëve pak më shumë respekt për këto qenie njerëzore?

Po ata diplomat dhe diplomate që reagojnë për çdo shkelje të të drejtave të njeriut? Ku janë?

Pa kurrfarë interesi personal dje u interesova që të takohesha me dikë prej familjarëve dhe u interesova që t’i gjëja ca numra të telefonit të disa prej dëshmitarëve okularë. As njëri prej tyre nuk është i bindur që këto tri gra e kanë vrarë babanë, gjegjësisht bashkëshortin e tyre. Ata besojnë që i ndjeri Sopi në mëngjes ka tentuar ta therë vetën me thikë në banjë, por ka dështuar të vetëvritet. Në ndërkohë, ata besojnë se pas dështimit për t’u vetëvrarë e ka hedhur thikën prapa një pajisje elektrike. Në ndërkohë, i ndjeri Sopa, është alivanosur dhe për ketë “tri shtrigat” e kanë thirrur edhe ndihmën e shpejt, për t’i dhënë trajtim mjekësor. Ndihma e shpejt ka ardhur dhe e ka trajtuar Sopën me infuzion. Mirëpo, sipas familjarëve, askush prej tyre nuk e kishte ditur që para se të alivanosej Sopa kishte provuar të vetëvritej. Hajde po e zëmë që e kanë ditur e nuk kanë treguar, por pse nuk paskan reaguar mjekët që në mëngjes e kanë vizituar Sopën?

A e din ata mjekë që nëse e kanë parë Sopën të përgjakur nga goditjet me thikë do të duhej që ta ftonin policinë në vendin e ngjarjes?

Mirëpo, pashë zotin a po mendoni që “tri shtrigat” e kanë persekutuar gjatë tërë ditës të ndjerin Hamdiun dhe në fund kanë vendosur që sikurse një leckë ta hedhin nga ballkoni?

A mendoni, dhe a besoni që Hamdiu në gjithë ketë skenarin e juaj vetëm ka qëndruar duarkryq dhe i pajtuar me fatin vetëm e ka pritur aktin final të hedhjes së tij nga dritarja?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.