Fundamenti

Gjoshi: Me listën e kandidatëve, Kadri Veseli vuri një standard të ri në politikë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

PDK dhe lideri i saj, Kadri Veseli, vuri një standard të ri në skenën politike të Kosovës, duke ndërtuar një listë zgjedhore me figura të pastra dhe të dëshmuara. Kështu tha gjatë debatit të sontëm në RTK, zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, në diskutimin e tij lidhur me listën e kandidatëve të kësaj partie.

 

Gjoshi kujtoi thirrjen që kreu i PDK-së u kishte bërë subjekteve të tjera politike për të nënshkruar Paktin kundër korrupsionit, por që nuk hasi në gatishmërinë e liderëve të tyre.

Megjithatë, Gjoshi tha se modeli i PDK-së lidhur me listën e kandidatëve u ndoq nga disa subjekte politike. Ai shtoi se në listën e PDK-së nuk ka njerëz që kanë kaluar nëpër shtatë parti të ndryshme. “Lista jonë fillon me kryetarin e partisë dhe përfundon me kryetarin e rinisë. Ajo përbëhet nga njerëz me vlera dhe të dëshmuar në çështjen kombëtare dhe në fusha të ndryshme profesionale. Pra, është një listë gjithëpërfshirëse e shoqërisë së Kosovës”, theksoi Betim Gjoshi.

Mund të ju interesoj: