Fundamenti

Gjini: Projektet serbe për shkatërrimin e Kosovës, me apo pa qëllim i ka udhëhequr Kurti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër politikat e udhëhequra nga kryeministri Albin Kurti, duke e akuzuar atë për dëm të qëllimshëm ndaj Kosovës.

Gjini ka deklaruar se Serbia ka hartuar plane të detajuara për të shkatërruar shtetin e Kosovës dhe se Kurti, me apo pa qëllim, ka qenë udhëheqësi i projekteve që i shkojnë për shtat këtij skenari.

“Serbia ka prodhuar elaborate të shkruara, të publikuara, se çka duhet bërë për ta zhbërë Kosovën. Hapi i parë ka qenë që Kosova të prishet me Perëndimin, veçanërisht me Amerikën. Pjesa e dytë është që të prishet uniteti i brendshëm dhe të dëmtohet solidariteti mes qytetarëve. Hapi i tretë ka qenë degradimi ekonomik i vendit dhe humbja e shpresës për zhvillim. Së fundmi, është synuar që të rritet mosbesimi i qytetarëve në projektin e pavarësisë së Kosovës,” ka deklaruar Gjini në RTV Dukagjini.

ARKATANA

Sipas tij, çdo veprim i Kurtit ka ndihmuar këto objektiva.

“Në anglisht thonë ‘single-handedly’, ai i ka udhëhequr këto projekte. Nuk besoj në njëqind koincidenca. Një apo dy mund të ndodhin, por jo që çdo veprim i tij t’i shkojë për shtat dikujt tjetër,” ka shtuar ai.

Gjini ka kujtuar se Kosova sot është nën sanksione, ndërsa Serbia nuk vetëm që nuk është ndëshkuar, por ka përmirësuar marrëdhëniet me SHBA dhe vende të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.