FITORJA

Gjilani shënon Ditën ndërkombëtare të personave me sindrom down me mbjelljen e 21 fidaneve

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komuna e Gjilanit bashkë me qendrën e kujdesit ditor “Pema”, kanë mbjellë sot 21 fidane në lagjen “Iliria” në shënim të 21 marsit, Ditës ndërkombëtare të personave me sindromin down.

Selami Xhemaili, drejtor i Shëndetësisë, ka thënë se Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet buxhetore e kanë mbështetur qendrën “Pema” dhe të gjitha organizatat që përkujdesen për trajtimin e personave me sindromin down.

Uji Dea

“Ne si Komunë e kemi shprehur gatishmërinë që iniciativën e qendrës “Pema” ta përkrahim në institucionet komunale, gjegjësisht Kuvendin Komunal, për emërtimin si “Parku i 21 fidaneve” që është simbolikë e shënimit të 21 marsit, në shenjë solidarizimi me fëmijët me sindromin down, në mënyrë që Gjilani ka ketë një hapësirë që iu dedikohet atyre”, ka thënë Xhemaili.

Përfaqësuesja e Qendrës së kujdesit ditor “Pema”, Emine Sallahu, tha se i kanë propozuar Komunës së Gjilanit mbjelljen e 21 fidaneve, duke shfaqur shpresën që ky park të quhet Parku i 21 fidaneve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.