Gjilani po përjeton momentet më të rënda në mungesë të një kryetari të ditur

Gjilan – Nëse një komunë ka përjetuar momente të rënda në fushën e investimeve dhe ka mbetur mbrapa për shkak të paditurisë së udhëheqjes së saj, atëherë ky është Gjilani. Qytetarët mendojnë se budallakia e radhës që po bënë Alban Hyseni për të punësuar të gjallë e të vdekur familjar duhet të hetohet nga prokuroria.
Asnjë projekt të nisur nuk e kanë kryer si duhet sepse edhe kanë mungesë të dijes dhe mungesë të ekspertizës profesionale.
Kur të mungojnë njohurit elementare për qeverisje atëherë merresh me budallakina siç është punësimi i familjarëve.
Qytetarët e anketuar mendojnë se familjarët e punësuar nga ana e Alban Hysenit, e kanë arritur kulmin.
Zymeri një qytetar mendon se qeverisja komunale nuk ka kryer asnjë punë të hajrit.
“Tash kur s`ke punë më të mira kthehesh e punëson kunata e balldëska e çka jo tjetër” tha ai.
Nuredini një tjetër qytetar mendon se familjarët e punësuar në institucione duhet të hetohen nga prokuroria.
“Duhet të hetohet çdo punësim i familjarëve të kryetarit Hyseni. Kjo qeverisje e paditur vetëm të këqija i ka sjellur Gjilanit dhe shpresoj shumë, që më 9 shkurt duhet të përmbyset LVV e të shporret nga Qeveria, e më vonë edhe në komuna duhet të ndëshkohet” tha Nuredini./rajonipress/