FITORJA

Gjilani po e ndërton rrethrrotullimin për të parandaluar aksidentet dhe krijuar siguri më të madhe për këmbësorët

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar punimet tek rrethrrotullimi në pjesën hyrëse të Rrugës së Prishtinës.

Haziri ka thënë se me realizimin e këtij projekti, do të parandalohen aksidentet dhe qarkullimi i veturave do të jetë më i lehtë.

“Ky vend ka qenë problematik dhe janë shkaktuar shpesh aksidente. Me bashkëpunëtorët kemi vendosur që ta bëjmë këtë rrethrrotullim i cili besojmë shumë që do të ndikojë në parandalim të aksidenteve dhe qarkullim më të lehtë të veturave”, tha Haziri.

UBT

I pari i Gjilanit ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e mbikalimit në vendin e quajtur “Te tuneli” për të krijuar siguri më të madhe për këmbësorët.

Përndryshe, realizimi i këtyre dy projekteve të rëndësishme kap vlerën e afro 140 mijëeuro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.