FIDANISHTJA

Gjilani nis workshop’in dyditor për riorganizimin e administratës dhe të shërbimit civil

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur sot workshop-in dyditor me temën “Riorganizimi i administratës dhe shërbimit civil”, duke marrë pikëpamjet dhe rekomandimet e drejtorëve, ish drejtorëve, udhëheqësve të njësive, shoqërisë civile, shefave të grupeve të Kuvendit dhe mekanizmave ndërkomunal.

Gjatë takimit të parë sot me drejtorët, ish drejtorët e drejtorive komunale dhe udhëheqësit e Njësive, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve që t’i dërgojnë propozimet e tyre për riorganizimin e administratës e shërbimit civil, në të mirë të funksionimit të më të mirë të të gjitha sektoreve, në shërbim të qytetarëve.

FITORJA

“Në janar e kam dhënë qëndrimin tim që synoj një qeverisje gjithëpërfshirëse në Gjilan. Ndërkaq, tani është koha që t’i marrim pikëpamjet e të gjithëve, pa dallime politike, për ta riorganizuar administratën dhe që ta ndërtojmë një qeverisje dinamike në realizim të programeve madhore për Komunën. I ftoj edhe qytetarët që t’i dërgojnë propozimet e tyre në këtë aspekt gjatë ditëve në vazhdim që ta rrumbullakësojmë këtë proces të rëndësishëm”, ka thënë Haziri.

Të mërkurën, në takime të ndara, kreu i Gjilanit do të vazhdoj t’i marrë propozimet e shoqërisë civile, shefave të grupeve në Kuvendin Komunal dhe anëtarët e mekanizmave ndërkomunal, për të dalë me një konluzion në mbrëmje. /rajonipress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.