ARKATANA

Gjilani në aksion të përgjithshëm për pastrimin e ambientit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në muajin qershor, karshi ditëve të lirisë, ka organizuar edhe pastrimin e përgjithshëm të ambientit, hapësirave publike, trotuareve dhe rrugëve.

Sot në të gjitha shkollat e komunës së Gjilanit, në institucionet shëndetësore dhe institucionet tjera publike, aksionit iu kanë bashkangjitur mijëra nxënës, personel arsimor, shëndetësor dhe qytetarë të shumtë, që ambienti në këto institucione publike të jetë i pastër dhe i mirëmbajtur.

GRANDEMALL

Bardhyl Syla, drejtor i Administratës së Përgjithshme dhe kryesues i grupit punues, ka thënë se aktivitete për pastrim të ambientit janë të vazhdueshme gjatë gjithë këtij muaji.

“Sot aksioni për pastrim të ambientit është zgjeruar në të gjitha institucionet publike. Janë mobilizuar të gjitha shkollat fillore, të mesme, institucionet parashkollore, ato shëndetësore dhe administratës komunale. Aksioni për pastrim të ambientit do të vazhdojë edhe ditët në vijim, deri në fund të këtij muaji. Apelojmë që të gjithë banorët në fshatra dhe lagjet në qytet, që me kujdesin maksimal t’i përkushtohen ambientit, pastrimit dhe ruajtjes së tij çdo ditë. Ajri i pastër dhe mirëmbajtja e hapësirave publike duhet të jetë kulturë e mirëmbajtjes dhe kujdesit, njëjtë sikur për oborrin dhe shtëpinë e secilit prej nesh”, tha mes tjerash drejtori Syla./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.