FITORJA

Gjilani ndan 200 mijë euro për hapjen e puseve, apelohen qytetarët që të kursejnë maksimalisht ujin e pijshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Kompaninë Regjionale të Ujit Hidromorava, ka ndarë sot 200 mijë euro për hapjen e puseve të reja.

Lajmi u bë i ditur pas takimit te Tast Forcës për Menaxhimin e Thatësisë, të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, ndërkaq ka marrë pjesë edhe drejtori KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Alban Ramushi dhe zyrtarë të tjerë.

Lutfi Haziri ka thënë se si pasojë e thatësisë, gjendja me furnizim ë ujit të pijshëm vazhdon të jetë emergjente, derisa ka apeluar qytetarët që ta kursejnë ujin maksimalisht.

“Përndryshe, në mungesë reshjeve mund të mbyllet përkohësisht furnizimi nga Penda e Përlepnicës shkaku i ndotjes”, tha Haziri.

ARKATANA

Drejtori i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, tha se do të vazhdojë reduktimi i ujit, 14 orë në ditë, derisa tha pohoi se zgjidhja e përkohshme është hapja e puseve tek kazerma e FSK dhe në lagjen Fidanishte.

Aktualisht, Gjilani po furnizohet nga Penda e Përlepnicës, nga burimi Guri Hoxhës, te Baja dhe në Velekincë.

Komuna e Gjilanit dhe Kompania Hidromroava kanë kërkuar nga Këshillit Ndërministror për Menaxhimin e Thatësisë që të ndërhyjnë me mjete financiare për të zbutur gjendjen e furnizimit të ujit të pijshëm.

Përndryshe, në kuadër të këtij projekti emergjent, Komuna e Gjilanit ka ndarë 140 mijë euro, ndërkaq KRU Hidromorava 60 mijë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.