Fundamenti

“Soliteri” në gjendje të mjerueshme, asnjë kandidat për deputet nuk e ka vizituar gjatë fushatës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Soliteri” që identifikohet edhe qendra e qytetit me të, ka një kohë të gjatë që është në gjendje të mjerueshme. Alban Hyseni nuk ka kohë të merret me këtë problem, por për qudi asnjë kandidat për deputet, nuk e ka vizituar këtë objekt, tashmë të rrezikshëm edhe për kalimtarët.

Të qara të shumta vërehen kudo në këtë ndërtesë të qytetit e cila po shndërrohet edhe në rrezik për qytetarët e veçmas nxënësit e shumtë që frekuentojnë këtë pjesë. Alban Hyseni sipas banorëve të kësaj ndërtese kurrë s`ka dëgjuar për ankesat e banorëve sepse i ka injoruar.

Duhet të jetë njeriu shumë i marrë dhe i paditur për ta injoruar një objekt që identifikohet me Gjilanin.

Të gjithë gjilanasit e quajnë “Soliteri” i cili reflekton bukuri e jep pamje mahnitëse për syrin e secilit kalimtar.

Por gjendja e kësaj ndërtese duket e mjerueshme për shkak se fasada e saj tani po bije për shkak të vjetërsisë.

Eco Higjiena

Shkëputja e çdo pjese të fasadës mund të shndërrohet në vdekjeprurës për çdo kalimtar të rastit. Banorët e kësaj ndërtese janë ankuar disa here, madje kanë bërë ankesa edhe me shkrim që të intervenohet ose të fasadohet në mënyrë profesionale që nga fillimi komplet ndërtesa.

Banorët ndërkaq thanë se Alban Hyseni kurrë ska dashur të dëgjojë për ankesat tona dhe kurrë këmba e tij ska shkelur në këtë objekt gjigant, që ka një domethënie të madhe për Gjilanin.

Së fundit Kushtrim Kadriu ka qëndruar pranë “Soliterit” dhe ka shkruar:

”Rreziku që iu kanosët banorëve dhe qytetarëve, përkatësisht kalimtarëve të rastit, pran dhe rreth ndërtesës “Soliteri”.

Kush merr përgjegjësi nëse objekti nuk sigurohet dhe nuk paraqet rrezik për qytetarët, sigurisht që Komuna e Gjilanit është përgjegjëse dhe ç`kado që ndodhë burgu dhe arrestimet duhet të nisin pikërisht nga pushtetarët./rajonipress/