Fundamenti

Gjilani me aktivitete vetëdijësuese shënon Ditën e Vullnetarizmit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën udhëheqjen e Ushtrueses së Detyrës të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deniza Limani, një grup i vullnetarëve, kanë bërë shpërndarjen e direkte të materialit vetëdijesues për qytetarë dhe biznese, për informimin e tyre të përgjithshëm se si mund të mbrohen nga Covid19, por edhe hapat që duhet të ndjekin në raste të kushteve emergjente.

Deniza Limani, në fjalën e saj ka potencuar se ka qenë një simbolikë të cilën Drejtoria e Kulturës e ka mbështetur me qëllimin më të mirë që qytetarët gjilanas të mbrohen nga Covid19, si hap dhe masë parandaluese në këtë gjendje emergjente.

FITORJA

“Komuna e Gjilanit në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme është duke punuar për parandalim të Covid 19. Vullnetarët e rinj këtë ditë të vullnetarizmit e kanë manifestuar me shërbimin e drejtpërdrejt në shërbimin e përgjithshëm për shëndetin e qytetarëve. Së bashku sot kemi shpërndarë materialin informues për simptomat dhe trajtimin fillestar, pastaj informimin e organeve kompetente përmes numrave kontaktues në rast se ka dyshime për simptoma të coronavirusit, poashtu është bërë edhe shpërndarja e materialit mbrojtës si dorëza, maska e dezinfektues”, ka thënë drejtoresha Limani, në fjalën e saj.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se me mbështetjen e kryetarit Haziri në këtë fazë kapacitetet e kësaj drejtorie janë vënë në shërbimin e parandalimit përmes masave mbrojtëse e vetëdijësuese për shëndetin e qytetarëve të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.