ARKATANA

Buxhetimi me pjesëmarrje u mbajt edhe me banorët e fshatit Pogragjë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje – Lagjja jote, vendimi yt, dëgjimi publik ka vazhduar me banorë të fshatit Pogragjë, në shkollën “Liria”. Në këtë takim me banorët ishin drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri dhe zyrtarë të tjerë.

Banorët e këtij fshati kanë dhënë këto propozime për projekte për fazën e dytë të votimit:
1.Renovimi i urës në hyrje të fshatit.
2.Mbrojtëse anësore në drejtim të rrugës për Uglar.
3.Shtigje për ecje.
4.Zgjerimi i hapësirave publike për rekreacion.
5.Pajisje të fitnesit në hapësira të parqeve.
6.Asfaltimi i rrugëve.

Uji Dea

Më 29 maj do të kthehemi përsëri me procesin e votimit për projektin e lagjes.