Agushi: BNA, i vetmi subjekt që do të qeveris me duar të pastërta dhe shumë transparencë para qytetarëve të vet
Gjilan – Ne do të qeverisim me njerëzit ma të mirë që i ka Gjilani. Ne flasim pak dhe punojmë shumë e jo si këta demagogët dhe filozofët që premtojnë gjithçka veç me ardhë deri te vota e qytetarëve e këtu ne dallojmë shumë thotë Isa Agushi për rajonipress.
Isa Agushi i cili është kandidat për kryetar të komunës nga subjekti politik BNA thotë se tani për tani nuk mundem ta shpalosi programin ton që veç e kemi të gatshëm për garën e kreut të komunës.
“Por një gjë i siguroj qytetarët e Gjilani që me qeverisjen e BNA-së dhe mua si Kryetar i Gjilanit do t`i japim fund njëherë e përgjithmonë premtimeve boshe dhe jo reale, ne atë premtim gjatë fushatës do ta mbajmë dhe do ta realizojmë. Gjilani kurrë ska pas Kryetar të vendosur deri më tani përveç z.Qemajl Mustafa, tani ka ardhur koha e ndryshimit për Gjilanin, nuk ka nevojë me u mendue dy here kon duhet votuar sepse përveç BNA-së, që s`ka qeveris asnjëherë këta të tjerët na kanë mashtruar dhe na kanë rrejt për shumë dekada dhe prapë kanë me vazhdua me avazin e vjetër” tha Agushi.
Agushi ka një kërkesë dhe apel për gjilanasit.
“Apeloj tek qytetarët e Gjilanit mos u mashtroni ma sepse të mashtruar kemi qen deri më sot.
Për herë të parë në histori Gjilani e ka subjektin e vet vendor Bashkimi Për Ndryshim Anamorava i vetmi subjekt që do të qeveris me duar të pastërta dhe shumë transparencë para qytetarëve të vet. Ne do të qeverisim me njerëzit ma të mirë që i ka Gjilani. Ne flasim pak dhe punojmë shumë e jo si këta demagogët dhe filozofët që premtojnë gjithçka veç me ardhë deri te vota e qytetarëve e këtu ne dallojmë shumë. Atyre që u a kemi dhanë besimin me dekada dhe najë kanë njollos mos ju besoni sepse të njëjtën gjë do ta bëjnë prapë” tha Agushi./rajonipress/


