ARKATANA

Gjilani mbështetë Vitinë me rroba mbrojtëse kundër Covid19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit i ka dalë në ndihmë Komunës së Vitisë në këtë kohë kur kjo komunë është vendosur në karantinë tash e një javë, pasi disa qytetarë të saj kanë dalë pozitiv me Covid19.

Donacionin me rroba mbrojtëse ia ka dorëzuar sot kryetarit të Vitisë, Sokol Haziri, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili tha se kjo është më e pakta që mund të bëjnë.

“Është më shumë solidaritet i kryetarit Haziri me Komunën e Vitisë. Kjo është një mbështetje simbolike, por është një dëshmi se ne jemi bashkë në përballimin e situatës në parandalimin e përhapjes së Covid19. Lutemi që së shpejti situate të normalizohet”, ka deklaruar nënkryetari, Arbër Ismajli.

ARKATANA

Me të pranuar donacionin, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se kjo është një përkrahje morale e Gjilanit, duke e falënderuar me këtë rast kreun e saj, Lutfi Haziri.

“I jam mirënjohës Komunës së Gjilanit për këtë donacion. Kemi pasur shumë nevojë, sidomos për rrobat mbrojtëse, gjithashtu edhe për dorëza e pajisje tjera. Kjo është një përkrahje morale e Gjilanit që na ka ardhur nga kryetari Haziri. Coronavirusi nuk pyet për kufij, prandaj e gjithë Anamorava jemi bërë bashkë për ta luftuar këtë sëmundje globale”, ka thënë Haliti.

“Gjilani ka qenë me neve vazhdimisht për këtë javë sa po përballemi me karantinë, prandaj shpresojmë t’ua kthejmë me të mira këtë mbështetje të madhe nga ana e kryetarit Lutfi Haziri, nënkryetarit dhe të tjerëve”, ka shtuar kryetari i Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.