Fundamenti

Gjilani inicion hartimin e rregullores komunale për realizimin e të drejtave të fëmijëve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Si rezultat i punës së përbashkët gjatë këtij takimi anëtarët e grupit kanë dalë me draftin e parë-final të kësaj rregulloreje që do të procedohet më tutje te zyra ligjore për interpretim dhe komentim ligjor(komitet për politike dhe financa për shqyrtim, votim në parim (lexim te parë) në kuvend, debat publik, komitet për politike dhe financa dhe përfundimisht në miratim final në Kuvendin Komunal).

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) si pjesë të projektit “Mbështetja e komunës së Gjilanit për të zhvilluar planin komunal tre vjeçar të veprimit në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve” që përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë ka organizuar punëtorin për hartimin e rregullores komunal për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët ne komunën e Gjilanit.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi.

Në përbërje të grupit punues kanë qenë drejtori i departamentit të shëndetësisë dhe shërbimeve sociale, zyrtarë ligjor, zyrtarë për të drejta të njeriut, udhëheqës të shërbimeve sociale, koordinatori për të drejta të njeriut si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që merren me mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve.

Grupi punues i përbërë nga dhjetë (10) anëtarë, ofruan diskutime dhe propozime në raport me rregulloren në fjalë, duke punuar përmes projektorit, ku u diskutuan dispozitat ligjore si dhe secili nen veç e veç të rregullores me qëllim të plotësimit dhe harmonizimit të rregullores me legjislacioni primar dhe sekondar.

Uji Dea

Si rezultat i punës së përbashkët gjatë këtij takimi anëtarët e grupit kanë dalë me draftin e parë-final të kësaj rregulloreje që do të procedohet më tutje te zyra ligjore për interpretim dhe komentim ligjor(komitet për politike dhe financa për shqyrtim, votim në parim (lexim te parë) në kuvend, debat publik, komitet për politike dhe financa dhe përfundimisht në miratim final në Kuvendin Komunal).

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.

Pas diskutimeve të frytshme në mes të pjesëmarrësve, në fund të takimit u nxorën rekomandimet, si dhe është bërë vlerësimi i punëtorisë duke vendosur për hapat e ardhshëm.

Ky projekt përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.