GRANDEMALL

Gjilani do të ketë monument që paraqet kontributin e grave në periudha të ndryshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur sot në takim të fundvitit Lobin e Grave Gjilanase, me të cilat ka bashkëbiseduar me qëllim të përfshirjes së grave në vendimmarrje në qeverisjen lokale.

“Jemi të përkushtuar që në nivelin lokal në të gjitha format ta kemi gruan gjilanase të fuqishme në të gjitha sferat e jetës, në familje, në shoqëri, në vendimmarrje, në biznes dhe në përfaqësime gjithandej. Zonjat e këtij qyteti gjithnjë kanë dëshmuar nivel të lartë intelektual, kreativ, menaxherial dhe fuqizues. Gjilani ka numrin më të madh të deputeteve të cilat kanë arritur këtë pa kuotë, por me garë të hapur ndaj burrave”, tha kryetari Haziri.

“Do të fuqizohet mekanizmi komunal për mbrojtjen e grave dhe të femrave në përgjithësi nga dhuna në familje. Hapësira për gratë dhe femrën në përgjithësi do të jetë e plotë, sepse vetëm me gra të suksesshme do të ecim sigurtë në zhvillim të proceseve dhe ndërtim të vendit”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobi Casa

Kurse, në emër të grave pjesëmarrëse në takim, ka folur Shahadije Rexhepi, e cila ka potencuar nevojën e madhe të mbështetjes së femrës në të gjitha fushat dhe mbështetjen e saj në rrugën e ecjes përpara drejtë sukseseve.

Ajo gjithashtu ka kërkuar nga kryetari i Komunës që ta vazhdoj mbështetjen e deritanishme për gratë, duke angazhuar femrën në një përqindje më të madhe edhe nëpër pozita kyqe në vendimmarrje dhe në sektor të tjerë.

Nga ky takim siç është bërë e ditur janë dakorduar që Gjilani ta ketë një simbol, apo monument që paraqet kontributin e grave në periudha të ndryshme të kësaj komune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.