KKVITI

Hyseni: Komuna ka paguar rreth 10 milionë euro borxhe të vjetra nga 14 milionë që ka lënë qeverisja e kaluar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qeverisja e mëparshme la një barrë të rëndë financiare për qytetin, me borxhe që arritën në 14 milionë euro gjatë pesë viteve, ndërkohë që ndau vetëm 5 milionë euro për t’i shlyer ato, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

Sipas tij ligji për Shpronësim (Neni 16, Ligji Nr. 03/L-139), obligon komunën që çdo borxh për shpronësime duhet të shlyhet plotësisht brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e vendimit.

“Keq menaxhimi dhe mungesa e planifikimit bënë që ndër vite të paguhen miliona euro nga taksat e qytetarëve për shpenzime përmbarimore. Për shumë nga këto toka të shpronësuara, nuk kishte fare projekte”, tha Hyseni.

Mobi Casa

I pari i Gjilanit, theksoi se ndryshe nga kjo, qeverisja aktuale nën drejtimin e tij ka krijuar një model të ri të menaxhimit të taksave dhe parasë publike.

“Me një qasje të përgjegjshme financiare, kemi arritur të kufizojmë borxhet e reja në vetëm 700 mijë euro, ndërsa kemi shlyer rreth 10 milionë euro borxhe të vjetra”, tha Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se ky model i ri synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien në përdorimin e fondeve publike, duke garantuar që taksat e qytetarëve të shpenzohen me kujdes dhe përgjegjësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.