Gjilani dhe Artana sërish me ndërprerje të energjisë elektrike

Gjilan – Sipas KEDS-it ndërprerje të energjisë do të ketë në Gjilan dalja Zalli dhe në Artanë dalja Kolonija e vjetër.
Më 06.02.2018 në TS 35/10 kV Artanë do të ndërprehet: Dalja 10 kV Kolonija e Vjetër (Kodi: 60024001) prej orës 11:00 deri në ora 15:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kolonia e Vjetër, Kolonia e Minatorëve, Tullari, Jasenoviku dhe Qeranoviku.
Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave të tensionit të lartë.
Më 06.02.2018 në TS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërprehet: Dalja 10 kV Zalli (Kodi: 63000019) prej orës 11:00 deri në ora 13:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rrugët për Prishtinë- udhëkryqi, vetëshërbimi Pireva dhe Tregu i automjeteve.
Arsyeja e ndërprerjes: Kontrollimi i sasisë së vajit./rajonipress/