Uji Dea

A po kthehet koha e “Abaz Bukovikut”, kur paria e komunës merret vetëm me promovimin e stacionit të autobusëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Alban Hyseni thotë se hapësira e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, po merr një formë krejtësisht të re. Po të ishte koha e Abaz Bukovikut diqysh do ta pranonim këtë gëzim të komunës, por jemi në kohën moderne dhe këto janë gjëra e projekte qesharake thonë qytetarët.

Alban Hyseni me gjasë të vetmin projekt që e ka nisur vazhdon të mbetet stacioni i autobusëve, që për kohën moderne do të ishte humbje kohe. Po të flitej për stacion nëntokësor të trenave do të përbënte lajm të paktën.

Me dron e me krenari Hyseni ka thënë: ”Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e ri të objektit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan pas rrënimit të godinës së vjetër”.

Hyseni doli në vendngjarje dhe tha se puna ka nisur me intensitet.

KKVITI

“Hapësira e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, po merr një formë krejtësisht të re. Me një investim prej 1 milion eurosh, ky projekt do të sjellë një hapësirë moderne dhe funksionale që do të shërbejë për qytetarët tanë dhe gjithë vizitorët e studentët. Ky është vetëm fillimi i një transformimi të madh” ka thënë e lavdëruar vetën Hyseni.

Por qytetarët kanë nisur talljet me këtë projekt famoz të Alban Hysenit.

Lirimi një qytetar gjilanas dhe student i arkitekturës mendon se ta promovosh për dy muaj rresht stacionin e autobusëve është qesharake dhe primitive.
“Do të gëzohesha kur promovohet një linjë nëntokësore e trenave apo tramvaj mbi tokë, sa për stacion të autobusëve do të ishte prioritet për kohën e Abaz Bukovikut” shprehet ai.

Edhe, Sinani një qytetar tjetër mendon se Komuna e Gjilanit s`ka as vizion, as profesionist dhe as guxim për tu marrë me projekte madhore.
“Ende e ka të bllokuar buxhetin dhe ai bënë sfilada, vërtet me këta demagog është e pamundur të ecë Gjilani tutje” tha Sinani./rajonipress/