Mobi Casa

Gjilanasit të shqetësuar me fluksin e ndërtimeve të larta, pa kritere e cilësi, e lusin zotin të mos ndodhë ndonjë tërmet?

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Megjithëse qytetarët e Gjilanit e kanë mirëpritur fluksin e ndërtimeve të larta, të shqetësuar mbesin për sigurisë e tyre në rast të emergjencave. Qasja e kufizuar për persona me aftësi të veçanta, organizimi i dobët i brendshëm në objekte, masat emergjente dhe të qarkullimit, mungesa e inspektimeve, numri i ashensorëve në dispozicion për banorë, izolimi akustikë, si dhe kualiteti i ndërtimit janë disa nga shqetësimet. Në mesin e këtyre shqetësimeve është edhe mungesa e shkallëve të jashtme emergjente, pavarësisht domosdoshmërisë së tyre si rrugë alternative për evakuim në rast të fatkeqësive.

Merita, banuese në një banesë kolektive në Lagjen “Livadhet e Arabëve” thekson se e ka menduar se si një ditë do të mund të reagoj nëse ndodh ndonjë fatkeqësi.

Ajo thotë se ka shikuar për rrugët se si do të mund të shpëtoj me familjen e saj, thotë se ndjehet e pasigurt. Në mungesë të alternativave të qëndrueshme, thotë se ka tre opsione: shpreson se me pak fat do të mund të mbijetojnë, do të mund të dalin nga dritarja apo shpreson se do të mund të shpëtojnë nën rrënojat e betonit. Derisa shton se instalimi i shkallëve të jashtme të emergjencës do të ju mundësonte banorëve evakuim më të shpejt, sikurse në raste të tjera, ekipeve të reagimit, do të ju ofronin shpejtësi më të madhe të lëvizjes.

Në anën tjetër, Kastrioti, kujton kohën kur para disa viteve ai dhe familja e tij u bënë pronarë të një banese në njërin nga komplekset e lagjes Fidanishte. Ndërsa vitet kalojnë, ai thekson se aq më shumë vëren defektet. I habitur se si objektit kolektiv i është dhënë certifikata e pranimit teknik, ai tregon se vitin e kaluar ka provuar të paraqesë një ankesë në Inspektoratin Komunal. Thekson se është ndihur i zhgënjyer nga dekurajimi që i ka bërë njëri nga zyrtarët inspektues (emër i njohur për redaksinë).

Tutje ai shton se i ka të freskëta kujtimet e tërmetit të vitit 2002. Thotë se ndihet i brengosur nga paniku që mund të krijohet në mesin e banorëve në rast të fatkeqësive.

Uji Dea

Fajin për këtë kaos, qytetarët ia atribuojnë institucioneve lokale si dhe kompanive të ndërtimit. Hallka i lëshimeve fillon me gjeomekanikën e cila pavarësisht se është obliguese nuk respektohet nga kompanitë. Derisa inspektimi komunal i ndërtimit është në nivelin më të ulët ngase inspektorati nuk ka kuadër të kualifikuar, sidomos kur po flasim për kërkesat dhe standardet e sotme të sigurisë në ndërtim.

Edhe sa i përket rrjetit të infrastrukturës së masave emergjente, sërish rolin kryesor e ka Urbanizmi komunal. Në këtë rast, autoritetet lokale nuk po i obligojnë ndërtuesit për instalimin e shkallëve të jashtme emergjente, ani pse institucionet janë të vetëdijshme për ndjeshmërinë e ekspozimit të zonës së Gjilanit ndaj tërmeteve të mundshme dhe fatkeqësive të tjera. Për më tepër, autoriteteve lokale u mungon ekspertizë e kualifikuar për të përcjell ndërtimin e banesave, sikurse ju mungojnë njohurit bazike të njohjes së ligjit për banim kolektiv, gjë e cila reflektohet në vendimet e tyre inspektuese.

E se kur pritet të ndërmarrin veprime autoritetet lokale për të rritur sigurinë në banimet kolektive, mbetet e pa njohur, karshi reagimit të ngadaltë të tyre. Por e sigurt është se autoritetet domosdoshmërish duhet së paku të ndërmarrin disa masa kyçe.

Kjo përfshinë rishikimin dhe përditësimin e rregullave të ndërtimit për të detyruar instalimin e shkallëve emergjente dhe masave tjera, kualitetin e ndërtimit, zbatimin e rregullave ekzistuese, forcimin e proceseve të inspektimit, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional e me qytetar për të adresuar shqetësimet./rajonipress/