Gjest i madh, e fisnik i pensionistit Osman Ibrahimaj

Gjilan – Pensionisti Osman Ibrahimaj bashkë me Shaban Arifin e Hajrush Zylfiujn ditën kur të tjerët kanë festuar, ata kanë mbledhur dhe larguar bërllogun e shumtë që ishte mbledhur afër shtëpisë së shëndetit mental.
Osman Ibrahimaj njihet për anën humane të tij dhe aktivitetet e shumta vullnetare që kryen në interes të qytetarëve.
Aksioni i tij i radhës që meriton të përshëndetet, ka ndodhur pikërisht ditën e Pavarësisë, kur të tjerët kanë festuar.
Pensionisti Osman Ibrahimaj bashkë me Shaban Arifin e Hajrush Zylfiun kanë ndërmarrë një aksion për të pastruar bërllogun e shumtë që ishte grumbulluar afër shtëpisë së shëndetit mental.”Kaloja aty pari shpesh dhe më binte në sy ky bërllog. Vendosëm bashkë edhe me dy shokët e tjerë që ta pastrojmë dhe eliminojmë bërllogun” u shpreh Ibrahimaj./rajonipress/