Gjeneratë diplomash

Nga Përparim Sadiku – “Kolegjet” si bizneset!… Shteti i Kosovës po shndërrohet në një shtet universitar!… Keni parasysh pas lufte kur “universitetet” private mbinin si kërpudhat pas shiut. Një trend i tillë po vazhdon ende, madje jo vetëm me ata “privat”….
Kosova në raport me numrin e popullatës që ka nuk ka nevojë për gjithë këtë alamet universitetesh…, Kosova ka nevojë për reformë në procesin e studimeve, madje kur kem parasysh këto “kolegjet” private se si e reklamojnë vetën e tyre, konsideroj që këtu ma së paku bëhet fjalë për studime, por ato, “kolegjet” janë shndërruar në objekte biznesore, “Kolegjet” si bizneset!…
Dikur nuk ishte lehtë për të pasur një diplomë universiteti, ndërsa sot veç a e ke lekun se diplomën e merr sikur në byrektore byrekun. Vaj ç’po ndodh me rininë tonë e cila “plaçkitet e torturohet” në mes të ditës!… “Kolegjet” nuk duhej të ishin vend i mundësisë për të fituar lekun…, por aty është vendi i mundësisë për të fituar dije…
Kriteri i marrjes së një diplome është leku e jo dija!…
Tash e 14 vite më parë këto “kolegje” kanë prodhuar gjeneratë diplomash, e kurrsesi profesionist, flasë për “kolegjet” kosovare, pa i përgjithësuar edhe ata studentë që mësimin e kanë edukatë familjare. E keqja mbi të keqën qëndron ngase tashmë institucionet tona janë mbushur me diploma të tilla…
Them se janë prodhuar gjeneratë diplomash, ngase kriteri i marrjes së një diplome është leku e jo dija!… Përbrenda studimeve në këto universitete ndër shumë anomali tjera….janë edhe këto si: kushtet objektive jo të mjaftueshme për studim, mos disiplina në studim, mungesë e kuadrove mësimdhënës, presioni nga udhëheqësi i “kolegjit” mbi mësimdhënësit që me çdo kusht studentët ta kalojnë provimin edhe atëherë kur nuk dinë, madje ata profesorë që i kanë e që i reklamojnë në media, gati se asnjëherë nuk ligjërojnë para studentëve. Mirë, a nuk është krim ky, a nuk është hajni e pastër!…
Shoqërisë i duhen studime të ‘dijës së integruar’
Hapja e universiteteve shtetërore nuk është ide e pamenduar…, madje nëse është menduar si një mundësi për ti zbrazur kolegjet private, atëherë defektet do të shihen më vonë!… Shoqërisë i duhen studime të ‘dijës së integruar’. Nuk është sukses i arsimimit të shoqërisë kosovare në qoftë se një diplomë e një universiteti kosovar të vlen vetëm në Kosovë!…
Së fundmi hapja edhe e tre Universiteteve shtesë në Kosovë nuk duhet të jetë çështje e numrave, apo edhe çështje e ndikimit politik mbi “elektoratin”, por ato duhet të krijoheshin në raport me kërkesat e tregut profesional të punës. Me këtë dua të them që institucionet përgjegjëse duhet fillimisht të matin kërkesat e tregut profesional, madje të tregut të brendshëm dhe të jashtëm, e madje të hapin universitete, apo edhe fakultete specifike në raport me kërkesa.