Hidromorava

Gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është vlerësuar në nivel të kënaqshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, në mbledhjen e sotme ka identifikuar një varg shqetësimesh nga anëtarët e këtij këshilli, të cilat edhe u morën si rekomandime për të gjetur zgjidhje të tyre. Zv.kryetari i komunës, Hasan Aliu, duke vlerësuar lartë punën e të gjithë anëtarëve dhe të gjithë akterëve të sigurisë ka falënderuar KKSB-në, Ekipin Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), KFOR-in amerikan, FSK-në, bashkësitë fetare, komunitetet etj.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, e vlerësoj të qetë dhe stabile situatën në këtë komunë duke.

Halili, duke vlerësuar gjendjen e sigurisë në komunë, ka theksuar se ajo është në nivel të mirë dhe që muajin e fundit nuk janë raportuar eksese që prishin rendin dhe sigurinë publike.

Ai përmendi se janë raportuar disa raste të vjedhjeve me të cilat është duke u marrë policia, ndërkohë që janë gjetur sasi të vogla narkotikësh. “Jemi në përgatitje të agjendës për sezonin veror kur edhe kemi fluks të bashkatdhetarëve që vijnë për pushime në vendlindje dhe mund të kemi kolona nëpër rrugë, ka thënë Halili.

GRANDEMALL

Ndër shqetësimet që u paraqitën nga anëtarët e këshillit, u fol për përdorimin e narkotikëve dhe marrjen e masave urgjente që të parandalohet një gjë e tillë tek të rinjtë, në mënyrë që mos të marr përmasa më të gjëra.

U tha që duhet një koordinim më i madh i instancave të sigurisë, me udhëheqjet e shkollave, këshillat ë prindërve që këtë dukuri ta parandalojnë sa më parë duke identifikuar akterët e përfshirë që po bëjnë shpërndarjen e tyre tek nxënësit.

Në këtë mbledhje u vlerësua mbarëvajtja e mbrëmjes së maturës dhe ecuria për testin e maturës.

Ndërkohë si shqetësim u paraqitën edhe siguria në rrugë, përdorimi në mënyrë jo të drejtë i rrjeteve sociale nga të rinjtë, qentë endacak, vandalizmi i shpeshtë i thyerjeve në stadiumin ndihmës në Pozheran, rreziku në udhëkryqin e rrugës Remnik-Skifteraj-Budrik- Nasalë etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.