UBT

Gagica: Koalicioni LVV – PDK është krijuar për interesa të ngushta, dhe për të njëjtën gjë edhe u prish

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prishja e koalicionit qeverisës në Gjilan, ka mund të jetë befasues nëse ai do të ishte ndërtuar mbi bazën e interesit qytetar, por krijimi i tij ishte për interesa të ngushta, si i tillë ka vepruar dhe për të njëjtën gjë edhe u prishë thotë Nazim Gagica kryetar i AAK-së në Gjilan.

“Ai koalicion as nuk ka qenë në interes të qytetarëve e as qëllimet nuk i ka pasë për të mirën e Gjilanit dhe të qytetarëve. Vetëvendosje në pushtet ka ardhë përmes premtimeve për ndryshime thelbësore, ndërsa sot qytetari po përballet me një realitet krejt tjetër. Kjo mendësi qeverisëse e ka degraduar Gjilanin. Janë stopuar shumë projekte të nisura në qeverinë Haradinaj, ndërsa nuk ka pasur përkrahje për projekte të reja nga niveli nacional” shprehet Gagica.

FIDANISHTJA

Gagica mendon se Gjilani totalisht ka qenë jashtë vëmendjes së qeverisë së Kosovës.

“Pas prishjes së koalicionit, tani kemi një situatë krejtësisht ndryshe në Kuvendin e Komunës në Gjilan. Unë ndodhem jashtë vendit në vizitë zyrtare dhe sapo të kthehem në Kosovë, do të thërras organet e partisë në degë për të diskutuar zhvillimet e fundit në Gjilan. AAK do të jetë konstruktive karshi situatës së krijuar dhe e vendosur të jetë zëri i qytetarëve të Gjilanit, tanimë të lodhur nga qeverisja e keqe e cila asnjë ditë të vetme nuk ka qenë në shërbim të tyre. AAK muajt e fundit është subjekti i vetëm i zëshëm opozitar. Aleanca po forcohet e po rritet me prurje të reja e kuadro profesionale që paraqesin një shans të mirë për Gjilanin” tha Gagica./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.