UBT

Ftoi, ilaçi vjeshtor që shëron shumë sëmundje

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ftoi është një bombë përplot me vitamina, sidomos për stinën e vjeshtës. Që në kohërat antike ishte konsideruar si ushqim dhe ilaç për qetësimin e kollës dhe qetësimin e dhimbjeve në stomak. Fryti i saj është i pasur me vitamina dhe minerale. Përmban vitamina C me shumicë, pastaj vitamina B1, B2, niacinë, karotinë, kalcium, magnez, kalium, bakër, natrium, zink, hekur, mangan, natrium, klor dhe squfur. Përmban edhe proteina, fibra dietale dhe karbohidrate. Farat janë pjesa më shëruese e ftoit dhe kur qëndrojnë në ujë e lirojnë mukozën që ndihmon te problemet me kollën.

Çaj nga ftoi

Ky çaj ndikon mirë te organet e frymëmarrjes, qetëson kollën dhe zbut simptomat e bronkitit.

Përgatitja: Pastrojeni dhe ndajeni në katër pjesë një ftua. Hiqni farat dhe pjesën e fortë përreth tyre, e pjesët i preni në rriska dhe i vendosni në një litër ujë. Ngadalë le të zihen për 15 deri 20 minuta, e më pas e lini të ftohet. E pini gjatë gjithë ditës.

Shurup për bronkit

Ilaçin popullor kundër kollës dhe inflamacioneve të organeve të frymëmarrjes mund ta përgatisni lehtë dhe vetëm nga disa fara.

Përgatitja: Nxirrni pesë fara, i bluani dhe i përzieni me 100 ml ujë. Kur të jetë krijuar një masë, shtoni 15 gramë lëng të bimës gjethe dellit dhe 100 gramë mjaltë. Merrni nga një lugë tri herë në ditë, para shujtave.

Lëng për lukth

Problemet me tretje mundeni lehtë t’i eliminoni nga lëngu i ftoit.

Përgatitja: Pastroni dhe copëtoni imët një kilogram ftonj dhe i përzieni me ujë. Lëngun e pini menjëherë, më së miri para shujtave.

Mobi Casa

Melhem për të ënjturat

Melhemi nga farat e ftoit mundet të ndihmojë edhe në shërimin e të ënjturave dhe plagëve.

Përgatitja: Bluani 10 gramë fara të ftoit, i përzieni me 200 ml ujë dhe prisni një kohë. Vendoseni në pjesët ku ndjeni dhimbje dhe e vendosni në mënyrë të drejtpërdrejtë si kompresë.

Djathë nga ftoi

Francezët me shekuj kanë përgatitur djathë nga ftoi, që është kombinim i hatashëm me mishin e pjekur, mish pule, mish gjedhi. Ky lloj i djathit është burim i energjisë, e mund të përdoret edhe si ilaç për përmirësimin e tretjes. Nuk u sugjerohet personave që vuajnë nga diabeti dhe personave me mbipeshë.

Përgatitja: Dy kilogramë ftonj i zieni, së bashku me lëvore, derisa të zbuten. Kur të jenë zbutur i preni në copëza dhe shtoni një sasi sheqer. Gjithçka zieni përsëri për 45 minuta. Pastaj masën e shtrini në tepsi apo enë. Kur të jetë ftohur, e preni në pjesë, i futni në sheqer pluhur dhe e lini në vend të thatë dhe të errët.

Preparati kundër rrudhave dhe buzëve të pëlcitura

Për fytyrë pa rrudha dhe buzë të bukura mjekësia popullore sugjeron farat e ftoit.

Përgatitja e losionit nga farat: Imët bluani një lugë fara, e më pas i përzieni me një gotë ujë të ngrohtë. I përzieni mirë dhe i lini të qëndrojnë për 10 minuta. Me këtë preparat mund t’i lyeni buzët dhe vendet në fytyrë me rrudha të theksuara.