Fundamenti

Foniqi: Do t`i stopoj skandalet dhe dallaveret në Spitalin e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ardian Foniqi është njëri nga kandidatët e mundshëm për drejtor në spitalin e Gjilanit. Foniqi thotë se me ardhjen e tij në këtë pozitë do të ndalonte skandalet që e kanë përcjellur me vite këtë institucion shëndetësor dhe do u jepte fund dallavereve. Këtë pozitë ndërsa e synojnë edhe Enver Murtezi, Ukshin Ismajli, Nisret Hajrullahu, Agron Leka.

Ardian Foniqi thotë se arsyeja kryesore pse i ka hyrë garës për drejtor në spitalin e Gjilanit është fakti se dëshiron që t`ia kthejë dinjitetin këtij spitali që i ka munguar që nga paslufta e deri më tani. “Në këtë spital asnjëherë s’është arritur të krijohet disiplinë në punë dhe shërbime profesionale për qytetarët e Gjilanit. Spitali ynë është përfshi në disa skandale në menaxhim, po ashtu mbi 300 mijë euro spitali është borxh” u shpreh Foniqi.

Foniqi thotë se gjatë mandatit të tij tre vjeçar spitali jonë nuk do të ketë borxh kurse qytetari do të ketë trajtim të mirëfilltë në dhënien e shërbimeve do të respektohet vlera e stafit të spitalit, qytetari ynë nuk do të ketë më nevojë për një inxheksion të del në ora dy e natës të bredhë rrugëve të Gjilanit për të gjetur ndonjë barnatore.

Foniqi tha se spitalin e Gjilanit do ta binjakëzoj me spitalet evropiane kurse në mandatin e tij nuk do të rrinë barnat në depo dhe në fund të asgjësohen do t`i nxjerr nga depoja dhe do t`ja kthej qytetarit.

Mobi Casa

Foniqi tha se do të vendos rend e rregull bazuar në ligjet në fuqi.”Gjithë punëtorët duke përfshi edhe stafin menaxhues të jen te zgjedhur me konkurs dhe jo të punojnë pa vendime dhe kontrata pune sikurse është rasti me shefa dhe motra kryesore të cilët që nga viti 2016 punojnë pa kontrata shef dhe motër kryesore”.

Foniqi tha se ka informata se për shkak të mos shpërndarjes apo dhënies së barërave pacientëve, sasi e madhe e barnave janë asgjësuar pa procedura për asgjësim të barnave dmth përnjëherë janë bërë dy apo tri vepra të cilat janë të dënueshme.

“Thjesht me ardhjen time besoj se shëndetësisë gjilanase do t`i kthehet imazhi, pacienti do ta merr shërbimin e plotë deri në shërim, do të trajtohet dinjitetshëm, por nuk do t’a anashkaloj as dinjitetin e profesionistëve shëndetësor të cilët për punën e tyre 24 orëshe nuk kanë tretman të duhur, angazhimi im do të fokusohet edhe në trajtim meritor të shërbyesve shëndetësor cilitdo nivel qofshin sepse e meritojnë një tretman ndryshe” tha Foniqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.