FITORJA

Fondi i Ekselencës së Gjilanit, yrnek për fondin nacional

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Faton Bislimi – Çështja e cilësisë në arsim në vendin tone shpeshherë ndërlidhet kryesisht me mungesën e infrastrukturës së duhur në objektet tona shkollore. Realisht, Kosova ka ndërtuar, rindërtuar, e renovuar një numër relativisht të shkollave në vend. Andaj, ajo që është shumë më e rëndësishme se infrastruktura në shkolla është ana tjetër e medaljes. Pra, problem më esencial është “software” i sistemit tone të arsimit, e jo aq “hardware”.

Reformat që janë provuar të bëhen në sistemin tone të arsimit jo veç se kanë dështuar, por në disa raste edhe e kanë denigruar arsimin tone. Neve na duhet të investojmë shumë më shumë në mësimdhënësit tone – jo vetëm në aspektin formal të certifikimit të tyre – por në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të tyre. Mësimdhënësit tanë realisht kanë qenë shtylla më e fuqishme e rezistencës sonë paqësore para luftës. Ata ishin guardian të shqiptarizmës. Sot më shumë se kurrë neve na duhet të investojmë tek mësimdhënësit tanë, gjithherë duke nderuar dhe respektuar punën e atyre që me vetëflijim na mësuan neve në kohët më të vështira.

Sistemi jonë arsimor duhet të edukojë gjeneratat e reja, e jo vetëm t’i certifikojë ata me diploma – qoftë të shkollës së mesme, fakultetit, magjistraturës, apo doktoraturës. Ne sot kemi një inflacion titujsh akademik, por deficit të madh të vlerës akademike.
Kosovës i duhet një reforme e avancimit të sistemit tone të arsimit sipas programit të “Center for American Progress” (Qendrës Amerikane për Progres), ku të paktën dy nga shtyllat kryesore të programit do duhej implementuar menjëherë: zhvillimi dhe avancimi i vazhdueshëm profesional për mësimdhënësit, dhe ndërlidhja e programeve studimore me nevojat e tregut. Këtu e shtojmë edhe Fondin Nacional të Ekselencës, sipas modelit të Gjilanit, nga i cili do përfitonin financiarisht, si stimulim, talentët tanë të rinjë në shkencë, kulturë, sport, etj.

Unë besoj se Kosova mund ta përmirësojë cilësinë e arsimit. Kosova mund të shkëlqejë në PISA. Kosova mund dhe do të ketë arsim që edukon breza të tërë.
#134LDK #44FatonBislimi #MeVjosenKryeministre

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.